0.8 C
Skopje

Grubi: Qeveria e re ka shumë projekte të mëdha për të realizuar

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nuk ka asnjë dilemë se Qeveria e re do të merr mbështjen e shumicës së deputetëve në Kuvend. Pak para fillimit të seancës për zgjedhjen e Qeverisë, Grubi në një prononcim për gazetën LAJM, tha se legjitimiteti i kësaj Qeverie rrjedh nga zgjedhjet e 15 korrikut të vitit 2020.

“Qeveria e re ka legjitimitet dhe rrjedh nga zgjedhjet e 15 korrikut të vitit 2020 dhe ka mbështetjen e shumicës parlamentare për të vijuar me zbatimin e programit Qeveritar.

Ai beson se Qeveria do të përfundojë mandatin dhe s’do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Vlerësoj se do të vazhdojë deri në fund të mandatit sepse po punojmë për atë. Kemi projekte shumë të mëdha, siç është Korridori i 8-të, autostrada, hekurudha Kërçovë-Strugë, gazifikimi, digjitalizimi, menaxhimi i mbeturinave, zgjidhja e çështjes me Bullgarinë. Prandaj edhe presim mbështetjen e shumicës absolute të Parlamentit për të vijuar me këto projekte dhe rrugëtimin e sigurt evropian të Maqedonisë së Veriut”, tha Grubi për gazetën Lajm.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të shtunën dhe të dielën zhvillohet debati për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

Sipas Kushtetutës, debati parlamentar për zgjedhjen e Qeverisë së re zgjat dy ditë, ndërsa votohet në mesnatë. Qeveria zgjidhet me së paku 61 vota nga 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Qeverinë e re e përbëjnë Lidhja Social Demokrate dhe tri parti tjera politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Kabineti i ri qeveritar do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...