0.8 C
Skopje

RMV, nga 1 Janari çmimi i energjisë elektrike rritet për 9.48%

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bilslimovski, ka paralajmëruar se rryma elektrike nga muaji i ardhshëm do të shtrenjtohet me 9.48%. Në press-konferencën të enjten, ai tha se me planin e ri nga 1 Janari do të hiqet tarifa e lirë ditore për rrymën, kurse do të mbeten tarifa e lirë e natës dhe e së dielës.

Bislimovski ka potencuar se shtrenjtimi duhej të ishte shumë më i madh, por për shkak të vendimit të Qeverisë që t`u ndihmojë me masa ekonomike kompanive energjetike, shtrenjtimi për biznesin dhe amvisëritë është më i vogël.

“Rritja reale do të ishte shumë më e madhe, por arritëm të shkurtojmë shumë harxhime dhe në mënyrë plotësuese Qeveria mori obligimin t`u ndihmojë kompanive shtetërore në periudhën e ardhshme”, tha Bislimovski.

Çmimi i ri i rrymës elektrike në tregun e rregullt do të vlejë për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. Të gjitha kompanitë energjetike kishin kërkuar rritjen e cmimit të energjisë elektrike. Bislimovski bëri të ditur se nëse nuk hiqej tarifa e lirë e ditës, rritja e çmimit të rrymës elektrike do të shkonte në 14.23%.

Ai tha se Evropa dhe RMV-ja përballen me një nga krizat më të mëdha energjetike dhe u bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë duke shtuar se kjo rritje prej 9.48% është minimumi që mund të bënte Komisioni Rregullator për Energjetikë./KlanMacedonia

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...