6.8 C
Skopje

BDI dega Gostivar: Mësimdhënësit ende nuk kanë marrë pagat e Nëntorit

Derisa në çdo komunë tjetër të Maqedonisë së Veriut, mësimdhënësit e shkollave fillore kanë pranuar pagat e nëntorit, mësimdhënësit e komunës së Gostivarit paguajnë koston e neglizhences së Kryetarit të komunës dhe kabinetit te tij, dhe ende nuk kane marre pagat e nëntorit. Pyesim kur keta mesimdhenes do marin pagat e tyre.

Është dukuri që ndodh për herë të parë që bllok dotacionet nga niveli qendror të çorientohen dhe mësimdhënësit të mbesin pa rroga.

Bllog dotacionet paraqesin mjete të siguruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në këtë rast për rrogat e mësimdhënësve. Arben Taravari nga pa aftësia e tij nuk arrinë që të luan as rolin e ndërmjetësuesit, që rrogat e siguruara nga Ministria e Arsimit të transferohen në llogaritë bankare të shkollave. Edhe këtë punë procedurale Taravari nuk arrinë ta realizon.

E pyesim Taravarin kush e ka fajin në këtë rast, apo do të tregohet vetëm njëherë i sinqertë dhe do të pranon gabimin që bart kosto në buxhetin familjar të mësimdhënësve në një kohe pandemie dhe në vigjilje të festave të fundvitit.

Tentativa që gabimin trashanik që buron nga kabineti i tij ta bart në përgjegjësi të Këshillit komunal dhe të fshihet pas përfaqësuesve të popullit, për fat të keq dëshmon që Taravari nuk është një udhëheqës që mund të mbajë përgjegjësi dhe aq më pak, të pranon dështimin në menaxhimin me komunën e Gostivarit.

E pyesimin Taravarin nëse kabineti i ti, në kohën kur është planifikuar buxheti ka qenë i fokusuar në punë apo në matematikat politike për të arritur numrin 61 në Parlament?

Nuk mund të jetë ndryshe, derisa kryetari i komunës të gjithë energjinë e tij e derdh për të implementu politikat e Levicës, dhe jo të fokusohet në obligimet që ka si kryetar komune, në këtë rast për të treguar kujdes ndaj mësimdhënësve.

Kjo papërgjegjësi e Taravarit,urojme të mos përsëritet më, nga qe koston nuk e paguan Levica, por e paguajnemesimdhenesit qe mesojne e edukojne femijet e qytetittone. Është momenti i fundit që Taravari të braktisëpolitikën e madhe nga qe u vertetua kohen e fundit se as P nuk dine nga Politika e madhe dhe të kthehet në detyrësi Kryetar komune e ta ndjejne qytetaret se Komuna e Gostivarit ka nje Kryetar.

BDI dega, Gostivar

TË FUNDIT

Kovaçevski dhe Petkov zotohen për bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria mos të pengoj përdorimin e...

Kryetari Ganiu mirëpriti kryetarin e Tearcës, Nuhi Nezirin

Sot kisha nderin të jem nikoqir i kryetarit të Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri. Vendosja e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Çairit dhe Tearcës ishte...

Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë

Kandidati për kryetar komune në Çashkë, Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë dhe këtë për herë të...

Kryeministri Kovaçevski e priti në takim Kryeministrin bullgar, Kiril Petkov

Me ceremoni shtetërore para Qeverisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e priti Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Kiril...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...