-6.2 C
Skopje

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina.

“Më lejoni që fillimisht të përshëndes dhe përgëzoj të gjithë ata të cilët kanë punuar në realizimin e kësaj ekspozite me mjaft vlera kushtuar kolosit Hasan Prishtina. Sot, ne shqiptarët kemi kënaqësinë të kujtojmë atë, si një nga kolosët e politikës shqiptare. U vra pabesisht por nuk u harrua asnjëherë. Përmes kësaj ekspozite ne përkujtojmë veprat e tij për të cilat jemi më se krenar dhe mundohemi që me të gjitha mundësitë të mos harojmë historinë e pastër shqipe ta trashëgojmë tek gjeneratat e reja. Vetë fakti që kjo ekspozitë mbahet në tre qendrat më të mëdha shqiptare Tiranë-Shkup-Prishtinë, tregon qartë gjurmën e pashlyeshme që Hasan Prshtina ka lënë me veprimtarinë e tij. Ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike”, tha Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Sipas tij, Hasan Prishtina si një strateg, atdhetar dhe diplomat ka mbështetur financiarisht shkollimin e fëmijëve në shkollat shqipe dhe sot gjithë janë krenar që shtatorja e tij qëndron në mes të Shkupit.

“Hasan Prishtina si strateg ishte në krye të kryengritjeve të viteve 1908-1912. Si atdhetar dhe diplomat nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare dhe ngriti zërin në Konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve. Mbështeti financiarisht shkollimin e fëmijëve në shkollat shqipe kurse për organizimin e kryengritjeve shkriu një pjesë të madhe të pasurisë. Sot, ne jemi më se krenar që në mes të Shkupit historik e kemi shtatoren e tij, bulevardi i cili na lidh me Kosovën mban emrin e tij, shumë institucione arsimore mbajnë dhe lartësojnë emrin e kolosit të madh shqiptar, Hasan Prishtina. Vazhdojmë edhe më tutje ta lartësojmë emrin e tij dhe  ti kultivojmë veprat e tij gjeneratë pas gjenerate”, u shpreh mes tjerave Grubi.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...