9.8 C
Skopje

Alternativa nesër vendos nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë

Partia Alternativa nesër në ora 18:00 do të mbledhë Kryesinë Qendrore, e cila ishte paraparë për ditën e martë (23 nëntor), por u shty për shkak të tragjedisë në Bullgari ku jetën e humbën 44 persona nga Maqedonia e Veriut.

Anëtari dhe deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi në një deklaratë për MIA bëri të ditur se Kryesia Qendrore e partisë nesër duhet t’i japë orientim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë dhe do të vendos nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare apo do të mbeten pjesë e bllokur opozitar.

“Besoj se në një dialog do të përballemi me të gjitha argumentet “për” dhe “kundër” dhe se do të merret një vendim i duhur”, thotë Rexhepi.Ndër të tjera, Rexhepi thekson se nëse Alternativa vendos të bëhet pjesë e Qeverisë, kusht duhet të jetë prioriteti i programit të partisë para pozitave të pushtetit.Kujtojmë se kryetari i Alternativës, Afrim Gashi javën e kaluar u takua me kryeministrin Zaev, ku u zyrtarizua propozimi që Alternativa të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, i cili do të rrisë edhe shumicën në Kuvend me katër deputetë.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...