9.8 C
Skopje

Aksidenti tragjik në Bullgari, flet dëshmitari i ngjarjes

Ilija Nikollov, është dëshmitar i ngjarjes tragjike në autostradën “Struma” dhe ndër të partë që është paraqitur në numrin 112 dhe e ka denoncuar aksidentin me autobus. Ai këto informacione i dha për “BTV”.Nikollov punon 50 metra nga vendi ku ka ndodhur aksidenti. Bashkë me kolegët kanë punuar në rrëshqitjen e dheut në afërsi të rrugës dhe ai është ndër të parët që ka dëshmuar për fatkeqësinë.Siç tregon, ai ka fjetur në rimorkio në afërsi të vendit. Kanë dëgjuar një zhurmë të fuqishme sikur të shpërthejë gumë, kurse më pas kanë parë zjarr.“Dëgjova një zhurmë, por nuk munda të kuptoj se çfarë është. Me kolegun u lëshuam dhe aty pamë se diçka po digjet”, tha Nikollov, përcjell TV21.Sipas tij, tashmë kishte njerëz që kishin dalë nga autobusi dhe ishin në pjesën e majtë të rrugës. Ai thotë se ata kishin dalë jashtë në sekondat e para të zjarrit.Sapo kanë kuptuar se ka aksident autobusi, kolegu i tij është paraqitur në 112. Ka marrë reflektor dhe ka filluar t’i sinjalizojë dhe t’i rikahëzojë automjetet që kanë lëvizur.“Folën një gjuhë të panjohur, nuk kuptova nga janë. Shumë shoferë ndaluan dhe vrapuan që t’i ndihmojnë të mbijetuarit. Pas 17-18 minutash erdhi policia, pas çfarë ne u zhvendosëm. Derisa vinin këndej, shikonim se si po digjen pjesë të gomave”, tha punëtori.Ai tha se kundërmonte në të djegur, por nuk ka ndjerë erë të lëndëve djegëse.Për atë se nëse nëse gardhi mbrojtës pengoi të hapet dera e pasme, punëtori nuk mund të kujtohet, pasi siç thotë gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë dhe ishte shumë errët.Dëshmitari tjetër që e ka parë ngjarjen, nuk ka pranuar të flasë para kamerës, pasi ishte i tronditur nga gjithçka çfarë kishte parë.Në këtë aksident tragjik, që u shkaktua nga zjarri që përfshiu autobusin “Besa trans” Shkup humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...