3.8 C
Skopje

Grubi për Klan Kosova: Sot ditë e trishtë për të gjithë ne anembanë

Aksidenti i trafikut që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Bullgari, bëri ditën e sotme vërtetë një ditë të trishtë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin Rubikon në Klan Kosova përball gazetarit Adriatik Kelmendi ku ka komentuar tragjedinë e sotme që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, informon gazeta.mk

Zëvendëskryeministri i parë Grubi përmes televizionit Klan Kosova ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për 45 familjet e viktimave nga aksidenti i trafikut që ndodhi në Bullgari.

“Vërtetë ditë e trishtë sot. Në ora 3 të mëngjesit ka ndodhur aksidenti, ka pasur katër autobusë të cilët janë kthyer nga Stambolli për në Shkup, pjesë e vizitave turistike atje, për arsye se siç e dini dita e 22 Nëntorit Dita e Alfabetit është ditë jopune për komunitetin shqiptar këtu në RMV dhe kishin qytetarët një vikend të gjatë e kanë shfrytëzuar shumica e qytetarëve për të bërë vizita nëpër qendra të ndryshme, ndodh aksidenti në njërin nga autobusët që la të vdekur 46 viktima për fat të keq ndërsa 7 të tjerë shpëtuan, 12 prej tyre janë fëmijë, shumica janë familjarë njëri me tjetrin përfshirë dhe njerëz që i njohim, shumica vijnë nga komuna e Çairit në Shkup, Studeniçani, Tetova, Presheva, nga Likova dhe nga vendbanime tjera”, ka deklaruar Grubi.

Burimi: gazeta.mk

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...