9.8 C
Skopje

VMRO DPMNE ofendon rëndë Alternativën e Afrim Gashit

Pas përhapjes së lajmit se Alternativa e Afrim Gashit do të bëhet pjesë e Qeverisë sëbashku me LSDM-në dhe BDI-në dhe do të sigurojë numrat e shumicës së re parlamentare, si dhe pas paralajmërimit të takimit të nesërm mes Zoran Zaevit dhe Afrim Gashit të menjëhershme kanë qenë reagimet e portaleve të afërta me VMRO-në e Hristijan Mickoskit që e ofendojnë dhe akuzojnë këtë subjekt politik.

Në një lajm të publikuar në portalin e njohur si dorë e zgjatur e VMRO-së “Kurir”, Alternativa akuzohet se nuk ka mbajtur fjalën e dhënë dhe ka ndryshuar qëndrimin e saj për rrëzimin e Qeverisë.

Ky reagim i VMRO-së vjen pasi në rast të vendimit eventual për inkuadrim të Alternativës në Qeveri prishen planet e këtij subjekti për rrëzimin e Qeverisë. Nga ana tjetër, reagimin e këtyre që sulmojnë Alternativën janë presion mbi këtë subjekt i cili po reflekton këto ditë rreth stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së politikave proeuropiane që duhet të ndjekë shteti.

Alternativa është e vetëdijshme tashmë se koalicioni me VMRO-në ju kushtoi humbje të numrit të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe po mendon seriozisht opcionin e inkuadrimit në Qeverinë me synime proeuropiane dhe të barabartë për të gjithë qytetarët

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...