-6.2 C
Skopje

Bytyqi: Për momentin, Zaev është më se i nevojshëm

Akti i dorëheqjes së kryeministrit është i lartë dhe demokratik, ka thënë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, gjatë një vizite në “Brifingun e mëngjesit”.

Ai shtoi se në vendet normale ku ndodh kjo, shumëkush do të rishqyrtonte pse gjërat nuk shkonin mirë dhe do të bënin një përbërje të re të Qeverisë apo kryesisë së partisë, por tek ne e gjithë kjo u kuptua në mënyrë dramatike.

“E vlerësoj shumë vendimin e për aktit të dorëheqjes, por edhe aktin e shtyrjes së dorëheqjes së tij deri në një periudhë të caktuar derisa të stabilizohen dhe të fillojnë proceset në parti”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, pavarësisht nëse do të zëvendësohen dy, tre apo më shumë ministra në qeverinë e re, të cilën e ka quajtur “Zaev tre”, Bytyqi beson se Zaev do t’i përmbahet vendimit të tij personal për dorëheqje.

Ai shtoi se Zaev në këtë moment është akoma më se i nevojshëm.

– Mendoj se nuk është në dëm të qeverisë nëse ka ndryshime në dikastere dhe ndryshime kuadrosh. Thuhet se çdo staf i ri sjell njohuri të reja, energji të re dhe një qasje tjetër për zgjidhjen e problemeve, tha Bytyqi.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...