2.8 C
Skopje

Grubi: Manifestimet si “Ditët e Alfabetit” mbajnë gjallë kodin tonë identitar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka marrë pjesë në hapjen e manifestimit “Ditët e Alfabetit”, i organizuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

“Kënaqësi e veçantë që edhe këtë vit po bëjmë bashkë hapjen e manifestimit “Ditët e Alfabetit”, duke vazhduar një traditë të mirëfilltë të shënimit të përvjetoreve të një nga ngjarjeve më madhore në historinë e kombit tonë, Kongresit të Manastirit dhe krijimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kujtojmë rëndësinë e çasteve të veprimit që mbajtën të gjallë kodin tonë identitar dhe në këtë drejtim Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve po e kryen me përpikmëri misionin për të cilin është themeluar, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, për të hedhur dritë mbi faktet e pamohueshme të lashtësisë dhe autoktonisë sonë kombëtare, por edhe të jetë arkivi më të mire të memories sonë historike. “Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”, do të thoshte dikur i madhi Mit’hat Frashëri. Fjalët e tij janë po aq të fuqishme edhe tani sa në kohën kur ai jetoi dhe veproi”, tha Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Sipas tij, bashkë ia dolëm që sot në mënyrë institucionale të shënojmë festat tona kombëtare dhe të gëzojmë zbatimin e gjuhës sonë dhe të çdo të drejte kombëtare.

“Gjuha jonë e luftuar në çdo kohë ia doli të mbijetojë falë angazhimit të rilindasve, të shumë misionarëve dhe të çdo atdhetari që sot të jetë themel i të arriturave tona të reja, himn i zhvillimit, përparimit dhe vlerë e jashtëzakonshme e përfaqësimit në rrugën e integrimit tonë në Bashkimin Europian. Ashtu si dikur moti kur të panumërta ishin sfidat e mbijetesës së gjuhës sonë përballë tentativave të asimilimit të saj, ashtu edhe sot shqipja jonë është amanet që duhet ruajtur si sytë e ballit. Edhe pse jo rrallë here jemi përballur me peripecitë e zbatimit të gjuhës sonë, me cenzurimin e saj në çdo aspekt të jetës shoqërore, ne, të nderuar të pranishëm, me punë e përkushtim duke pasur frymëzim veprimin kombëtar të misionarëve të Kongresit të Manastirit, bashkë ia dolëm që sot në mënyrë institucionale të shënojmë festat tona kombëtare dhe të gëzojmë zbatimin e gjuhës sonë dhe të çdo të drejte kombëtare. Kemi shqipen tonë të bukur gjuhë zyrtare me Kushtetutë dhe ligj, shkolla e univerzitete që janë thesare të edukimit dhe krijimit të kuadrove për të çuar përpara misionet e reja kombëtare dhe shtetëtore. Përdorimin e saj e institucionalizuam edhe me Agjencinë për zbatimin dhe me Inspektoratin për vëzhgimin e implementimit të saj. Për çdo vit tanimë ndahet edhe çmimi shtetëror “22 Nëntori” për merita dhe kontribute të jashtëzakonshme të punës në rrafshin e jetës sonë kombëtare”, vlerësoi më tej Grubi

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Zëvendëskryeministri i parë Grubi tha se këtë vit tema qëndrore e manifestimit “Ditët e Alfabetit” është një këndvështrim i posaçëm analitik i gjuhës, letërsisë, kulturës dhe traditës arbëreshe.

“Këto procese të jetësimit të gjuhës shqipe dhe të çdo vlere kombëtare nuk mund të kenë fund, janë misione të çdo kohe dhe përgjegjësi e çdo shqiptari. Këtë vit tema qëndrore e manifestimit “Ditët e Alfabetit” është një këndvështrim i posaçëm analitik i gjuhës, letërsisë, kulturës dhe traditës arbëreshe. Ju përgëzoj për këtë tematikë të përzgjedhur që padyshim se do të hedh dritë mbi faktet e jetës së arbëreshëve dhe vetëdijen e tyre të mbijetuar dhe të ruajtur shqiptare. “Historinë e bëjnë popujt… dhe e skalit shkenca” ka thënë Odhise Paskali, jam shumë i lumtur për faktin që vetëm para pak ditësh Ministria e Arsimit ka ndrarë mjete për realizimin e projektit i cili do të zgjasë 3 vite me të cilin do të shkruhen ngjarjet kulturore dhe historike të popullit Shqiptar në Maqedoni gjatë shekullit XIX dhe XX” nga hulumtuesi prof.dr. Skender Asani. Nuk do të ndalemi duke punuar dhe kujtuar lavdinë, atdhedashurinë dhe punën e së kaluarës. Vazhdojmë të ecim përpara drejt përparimit, krah për krah me vlerat e botës properëndimore ku të drejtat e çdo populli janë themelet e zhvillimit”, ka theksuar Grubi.

TË FUNDIT

Kovaçevski dhe Petkov zotohen për bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria mos të pengoj përdorimin e...

Kryetari Ganiu mirëpriti kryetarin e Tearcës, Nuhi Nezirin

Sot kisha nderin të jem nikoqir i kryetarit të Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri. Vendosja e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Çairit dhe Tearcës ishte...

Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë

Kandidati për kryetar komune në Çashkë, Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë dhe këtë për herë të...

Kryeministri Kovaçevski e priti në takim Kryeministrin bullgar, Kiril Petkov

Me ceremoni shtetërore para Qeverisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e priti Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Kiril...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...