0.8 C
Skopje

Shpifësi më i madh: Arben Taravari

Pretendimet për rrëzimin e Qeverisë rezultuan mbrëmë të pasuksesshme për shkak të mungesës së numrit të deputetëve për votimin e mosbesimit në seancën e caktuar parlamentare.

Epilogu i mbrëmshëm demaskoi bllofin e rradhës të opozitës shqiptare dhe pavërtetësinë e deklaratave të shumta euforike për shumicë të re parlamentare dhe Qeveri të re pa BDI-në dhe LSDM-në. Mbi të gjitha u demaskuan lojërat dhe shpifjet e plasuara të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari që ishte ndër nismëtarët i bashkëpunimit me VMRO-në dhe Levicën vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet pa legjitimitetin e popullit duke mos kursyer asnjë mekanizëm dhe duke rrezikuar perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

Rikujtojmë se Taravari para Kuvendit me bindje deklaronte se opozita shqiptare bashkë me VMRO-në dhe Levicën kanë mbi 61 deputetë, gjë që u përgënjeshtrua dhe rezultoi larg realitetit. Opinioni nuk do të harrojë këtë lojë që krijoi destabilizim dhe pasiguri, pikërisht në kohën kur vendi ka nevojë për qëndrueshmëri vendimesh dhe vazhdim të rrugës së integrimit në Bashkimin Europian. Për të dhe kryetarin e tij Zijadin Sela nuk paraqisnin problem nënshkrimet e deputetëve të Levicës si subjekt që promovonte propagandën antishqiptare dhe kundërshtimin e vlerave properëndimore. Dëshirën e madhe për pushtet Taravari mundohej ta demaskojë me akuza ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim pa e menduar faktin se ai po merr rolin destruktiv të dezorientimit të Maqedonisë së Veriut i ndikuar nga qëndrimet proruse të VMRO-së dhe Levicës. Po të ishte në tavolinën e bashkëpunimit edhe çështja e rikthimit të Gruevskit nuk do të ishte për tu habitur edhe komprosimi i Taravarit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Faturën e të gjitha shpifjeve dhe bashkëpunimin me VMRO-në në zgjedhjet lokale e paguan me humbje të 25 000 votave, kurse bashkëpunimi me Levicën për të ardhur në Qeveri pritet që të ketë pasoja fatale për bllokun opozitar shqiptar.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...