9.8 C
Skopje

Kryeministri Kurti: UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur rajoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për hapjen e “arkivave të UÇK-së”.

Ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka asgjë për të fshehur dhe e ka cilësuar atë si ushtrinë më transparente që ka njohur ndonjëherë rajoni.

“Nuk ka dokumentacion të UÇK-së që nuk është bërë film dokumentar, që nuk është bërë Fejton. UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur, jo vetëm rajoni ynë ndonjëherë dhe në këtë kuptim krejt çka është dokument i ushtrisë tonë çlirimtare është arkivë e Kosovës që ka qenë gjithmonë e hapur për UNMIK’un, Tribunalin e Hagës, EULEX’in dhe për publikun e gjerë”, ka thënë Kurti.

Serbia dëshiron të aludoj që ju keni gjëra që i fshihni dhe s’është e vërtetë dhe me këtë ofenzivë të saj ajo dëshiron të mos mbrohet me faktin se ajo nuk i ka hapur arkivat”, vazhdoi kryeministri.

Kurti ka folur edhe për deklaratat e Besnik Bislimit, duke e mbrojtur veprimin e zëvendësit të tij.

“Nuk mendoj që ka qenë gabim taktik i Besnik Bislimit, unë besoj se ai e ka thënë të vërtetën dhe më pas e ka sqaruar atë, mirëpo duhet ta kuptoni që Qeveria e Kosovës ekziston për ta kënaqur qytetarin dhe jo opozitën”, tha ndër të tjerash kryeministri Albin Kurti në ATV.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...