9.8 C
Skopje

SHQIPËRI, MIRATOHET PLANI I VEPRIMIT ANTITRAFIK I PERSONAVE

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se ky plan veprimi është pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar.

“Plani i veprimit për vitin 2022 përmban veprime konkrete të shumë institucioneve shtetërore, por jo vetëm. Sepse siç dihet trafiku i qenieve njerëzore është një fenomen shumë kompleks, ndaj qasja është shumë dimensionale”, tha ai.

Çuçi u shpreh se, “do të ketë një adresim shumë konkret që fillon që nga parandalimi i këtij fenomeni, deri në rehabilitimin e viktimave të trafikut të personave”.

“Është një plan veprimi që është pjesë e një strategjie 4-vjeçare, 2021-2025 kundër krimit të organizuar dhe është përgatitur sigurisht nga shumë institucione shqiptare me kryesimin e Ministrisë së Brendshme, por edhe me partneritetin e partnerëve tanë që na ndihmojnë në këtë fushë. Dhe kryesisht me agjencitë e Kombeve të Bashkuara”, përfundoi Çuçi.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...