3.8 C
Skopje

IFIMES: Shqiptarët ia dorëzojnë Maqedoninë Rusisë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 11 nëntor 2021 do të mbahet votëbesimi për Qeverinë. Para syve të opinionit maqedonas dhe atij ndërkombëtar po zhvillohet faza e fundit e operacionit sekret të inteligjencës, i cili synon kthimin e Nikolla Gruevskit (VMRO-DPMNE) në Maqedoninë e Veriut dhe rrëzimin e qeverisë aktuale, shkruan Instituti Ndërkombëtar IFIMES.

Ata theksojnë se e kanë paralajmëruar opinionin se Zoran Zaev (LSDM) dhe qeveria e tij do të rrëzohen pas zgjedhjeve lokale dhe se ky skenar është aktualisht në fazën përfundimtare të zbatimit.

“Procesi filloi publikisht me publikimin e “non-papers” që i atribuohen kryeministrit slloven Janez Jansa (SDS). Dy procese paralele destabilizimi po ndodhin në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë, të dyja të koordinuara nga Budapesti. “Çështja e rolit të Sllovenisë si kryesuese e BE-së dhe kryeministrit të saj Janez Jansa në këto procese është e justifikuar,” analizon IFIMES.

Analistët thonë se është e habitshme që disa shqiptarë ndjekin interesat ruse.

“Ngjarjet në prapaskenë në skenën politike maqedonase tregojnë se disa shqiptarë ende punojnë ngushtë me VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin. Bashkëpunimi i shqiptarëve të Maqedonisë me rusët nuk është i shkruar në historinë moderne të shqiptarëve, të cilët i ndërtuan marrëdhëniet e tyre strategjike në radhë të parë me SHBA-në. Ngjarjet në Maqedoninë e Veriut janë veçanërisht të rrezikshme, sepse në të njëjtën kohë ato sinkronizohen me ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë, si një paralajmërim për një destabilizim të ri të rajonit, duke mos përjashtuar konfliktet e armatosura. “Patjetër që disa shqiptarë do të jenë në anën e Rusisë me lëvizjet e tyre të gabuara politike dhe do t’ia dorëzojnë Rusisë Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjë që do të tradhtojë besimin e votuesve shqiptarë”, shkruan Instituti.

Është indikative, sipas IFIMES, se dy vende të rajonit, anëtare të NATO-s dhe BE-së, po marrin pjesë aktive në operacionin “Kërcimi me kuaj”, njëra duke i ofruar azil Gruevskit dhe tjetra duke bllokuar Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatat për anëtarësim në BE.

“Të dyja vendet kanë njerëz me mendje të njëjtë në partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut. Kështu, këto dy vende veprojnë drejtpërdrejt kundër interesave të organizatave në të cilat janë anëtarë. Një veprim i tillë nuk është parë në historinë e të dyja organizatave dhe ato tashmë duhet të shkaktojnë shqetësim të madh në Bruksel. “Është shqetësuese që sfidat dhe kërcënimet kryesore të sigurisë për Maqedoninë e Veriut vijnë nga vendet anëtare të NATO-s, anëtare e të cilave është Maqedonia e Veriut”, thuhet mes tjerave në këtë analizë.

TË FUNDIT

Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

–Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus...

Nënkryetar i Parlamentit? Zejdi në Click plus: Do të diskutohet brenda deputetëve tanë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin...

Sela thotë se Alternativa nuk ka të drejtë në pushtetin lokal

Pas gjithë asaj që ndodhi me ish-partnerin ë koalicionit të Alenacës, Alternativën, kryetari i ASH ka thënë se tanimë në pushtetin lokal dhe në...

Sela: Kemi rënje të votave, nëse ma kërkojnë dorëheqjen e pranoj

Ziadin Sela ka pranuar se kanë rënje të votave në këto zgjedhje lokale. “Ne si parti kemi rënje të votave dhe këtë nuk mund ta...