9.8 C
Skopje

Xhaferi: Është mirë që Zaev nuk dha dorëheqje deri më tani, ai ka përgjegjësi të udhëheqë institucionet, kemi sfida serioze

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sonte është mysafir në emisionin debativ “Click Plus” ku po diskutohet për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Sipas Xhaferit, ai është vendim i LSDM-së.“Ne përfunduam me zgjedhjet lokale. Teknikisht gjithçka funksionoi si duhet për këtë periudhë, që nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve. Qeveria ka vendosur për një krizë energjetike, kemi krizë migrantësh dhe kemi një pandemi. Kuvendi nuk ka mbajtur seanca që nga 27 shtatori. Tani po hyjmë në një situatë të re kur nuk e dimë se kur dhe si do të përfundojë. Institucionet duhet të funksionojnë normalisht. Ky është një rikthim prapa. “Ne po bëjmë një hap përpara, dy hapa prapa”, tha Xhaferi.Ai shton se Zaev nuk e ka problem të kthehet, sepse zyrtarisht nuk e ka dorëzuar dorëheqjen.“Zaev bëri mirë që nuk u tërhoq. Këtë e them si pjesë e mazhorancës aktuale. Nuk duhet të nxitet nga emocionet momentale. Ai duhet të koordinojë dhe të vazhdojë të udhëheqë institucionet. Nuk duhet të marrë vendime emocionale, ka përgjegjësi të udhëheqë qeverinë”, tha Xhaferi.Po ashtu Xhaferi ka thënë se nëse dështon mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, nuk do të ketë votëbesim në 90 ditët e ardhshme.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...