0.8 C
Skopje

Buxheti 2022/ Rama jep porositë te Ministria e Brendshme: Më shumë forca te krimi ekonomik. E patolerueshme që para syve tuaj të ndodhin…

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e buxhetit për vitin 2022 për Ministrinë e Brendshme. Gjatë fjalës së tij Rama tha se duhet punuar më shumë në luftën kundër krimit ekonomik, në mënyrë që ky sektor të ketë të njëjtat rezultate si sektorët e tjerë.

Po ashtu theksoi se ndëshkimi për të gjithë ata që ndotin mjedisin, apo e shkatërrojnë atë, nuk duhet të mbetet në nivelin e gjobave, si për ata që kapen në shkelje duke hedhur një avlli në një fshat të thellë, me ata që zaptojnë dhe ndotin bregdetin.

“- Lufta kundër krimit është prioritet i prioriteteve dhe është një front ku është bërë progres i dukshëm, por ku ka ende shumë për të bërë dhe ndihet ende mungesa e të njëjtit efikasitet, siç për shembull ka pasur operacioni Forca e Ligjit, apo në tërësi kjo pjesë e organizimit policor tek lufta kundër krimit financiar, ekonomik. Aty është e domosdoshme të vendosen më shumë forca, më shumë vëmendje dhe të krijohen kushte për të arritur të njëjtat rezultate si në pjesën tjetër që ka të bëjë me luftën kundër krimit.

– Ngritja në një nivel sigurie më të lartë e gjithë qarkullimit rrugor të RSH. Paralelisht me këtë vendosja e një kontrolli absolut mbi territor, jo vetëm në aspektin e veprimtarisë kriminale apo shkeljeve të ligjit që kanë të bëjnë me cenimin e personit, por edhe ato që kanë të bëjnë me territorin, trupin e mrekullueshëm të këtij vendi që zoti e ka bërë për të qenë parajsë për ata që e jetojnë dhe dora e robit e ka kthyer në një ferr për banorët e vet. E patolerueshme që para syve të policisë së shtetit të ndodhin krime në mjedis dhe efikasiteti më i lartë të jetë në formën e gjobave në fshatra të thellë që hedhin një avlli dhe të mos jetë me tolerancë zero për ata që mbushin detin dhe hedhin beton në plazh.

– Rritja e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Ne kemi ndërtuar një buxhet që më gjithë kushtet e shtrëngimeve është një buxhet që rrit mundësitë për Ministrinë e Brendshme, për Policinë e Shtetit për të investuar dhe motivuar trupat”, tha Rama.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...