-6.2 C
Skopje

“E Majta”(Levica e Apasievit) është e kundërta e çdo gjëje që synojnë shqiptarët

“E Majta”(Levica e Apasievit) është e kundërta e çdo gjeje që synojnë shqiptarët (Ose: domethënia e fjalisë KUSHTORE të Zejdit…)

Ka mbetur një shprehje që shpesh i kthehemi kur është në pyetje politika. “Edhe me dreqin do të bëj pakt nëse ka nevojë që të…”. Fotografia e përbashkët opozitarëve shqiptarë në një tavolinë me Apasievin e Levicës(pa BDI-në dhe PDSH-në), nuk e ka fascinuar gjithë publikun shqiptar.

Shkruan: Daut Dauti

Shqiptarit jo vetëm jashtë partive, por as në ato parti, kjo nuk i jep shkas për ekzaltim, dhe ndër të parët që e vunë në dyshim këtë pakt, doli deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi-Zejd. Ai tha një fjali KUSHTORE domethënëse që atë fjalën “edhe me dreqin nëse ka nevojë…”, e bën të diskutueshme dhe në nivel principi edhe në politikë. Përafërsisht Zejdi tha se edhe më tutje mbetet në qëndrimin për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti, POR JO ME ÇDO KUSHT!

“KUSHTI” për ta rrëzuar BDI-në, është të bësh pakt me “djallin”, e në rastin konkret, që ta rrëzosh BDI-në, është që këtë ta bësh me Levicën e Apasievit. Supozoj se Zejdi është gjetur midis asaj fjalës së popullit të zgjedhësh “MIDIS DY TË KËQIJAVE”, dhe nga fjalët e tij, del se për shqiptarët, megjithatë, e keqja më e vogël është BDI-ja, e jo Levica dhe midis tyre, ai zgjedh të mos vendosë ME ÇDO KUSHT bashkë me Levicën për një çështje si rrëzimi i qeverisë.

Mendoj se deri tash, ky është pozicioni më i guximshëm dhe më parimor përtej betejave për pushtet. Në njërën anë ke një koalicion i cili hapi derën e NATO-s, ngriti nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe, nivelin e përfaqësimit(i cili dorën në zemër është nisur edhe më herët), etj….kurse në aferat korruptive për të cilat u bashkuan opozitarët, nuk e dallon nga të gjitha qeveritë tjera. Në anën tjetër ke VMRO-në me një paralajmërim nga Mickovski për një qasje më ndryshe me subjektet shqiptare(që është për t’u përshëndetur) dhe askush nuk mund t’ua zë për të madhe opozitarëve shqiptarë që koalicinuan me të, por, për ta përmbysur pushtetin, duhen votat e një Levice, që shumëkush e ka grupuar në subjekte fashiste. Tash s’po hy në analiza teorike sa e bën një forcë politike fashiste, por Levica e Apasievit është gjithçka e kundërt me atë që synojnë shqiptarët dhe bashkëpunimi me të, mund të arrijë një objektiv afatshkurtër, rrëzimin e qeverisë dhe ja edhe të BDI-së, por si do të mbrohen opozitarët nesër në zgjedhjet e parakohshme kur BDI-ja do ta portretojë “zemërvogëlsinë” e tyre për të bashkëpunuar me Apasievin që gjithë NGRITJEN e tij e ka falë kritikave ndaj qeverisë që ka lejuar gjuhën dhe arsimin shqip në të gjitha nivelet, që e ka futur vendin në NATO(sepse Apasievi katogorikisht është deklaruar KUNDËR NATO-s) dhe për ÇNJOHJEN E KOSOVËS…

Ndaj kur thotë Skënder Rexhepi-Zejd se nuk dëshiron të jetë në shoqëri me një forcë të tillë, atëherë gishtin në kokë duhet ta vënë ata të tjerët, të cilët e lanë koalicionin për të ikur nga LSDM-ja që praktikisht i bëri subjekt me deputetët që ia dha në listën e përbashkët, dhe ata që me Apasievin e shohin shansin e vetëm për ta mundur BDI-në. Ka edhe një argument të fortë te Zejdi, që bashkëpunimi me VMRO-në(pra, me nacionalistë më të matur se shovinisti Apasiev) koalicionit AA i ka kushtuar 27 mijë vota më pak. Nëse shqiptarët ende e shikojnë me paragjykim një bashkëpunim me një parti si VMRO-ja, si do ta shohin bashkëpunimin me Apasievin? Do t’i bindë dikush ata se Apasievi është më i mirë se Ali Ahmeti?

BDI-ja ka bashkëpunuar edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në, nga dy-tri mandate me të dyja, gjatë qeverisjes së saj ka pasur ngritje dhe ka pasur edhe fenomene që i ka përshkuar këto qeverisje, por me çfarëdo kantari ta matësh, bëmat e përfaqësuesve të BDI-së nuk mund të jenë më të zeza se ato të VMRO-së dhe LSDM-së(shihni aferat korruptive milionëshe dhe nxirrni përfundimin vetë kush është përfshirë në to dhe me çfarë përmasash!) dhe është e diskutueshme çdo përpjekje për të arsyetuar rrëzimin e BDI-së me ndihmën e Apasievit si diçka të arsyeshme…

Ka edhe një paragjykim tjetër: opozitarët mendojnë se duke ardhur në pushtet, do të forcojnë pozitën e tyre elektorale. Në shikim të parë duket supozim i saktë, por nëse kjo është arsyeja e fitores së BDI-së, atëherë përse e njëjta gjë nuk i ndihmoi LSDM-së, që kanë qenë shumë më të pranishëm në organet e pushtetit?!

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...