0.8 C
Skopje

Tërmkolli: A po shkon RMV drejt Ç’NJOHJES SË Kosovës dhe largimit nga NATO

Ish deputetja dhe ish ministrja e LDK-së në Kosovë, Melihate Tërmkolli ka shfaqur dhe alarmuar shqetësimet e saj lidhur me koalicionin e ri të formuar në RMV, duke u shqetësuar jashtëzakonisht shumë lidhur me çnjohjen e Republikës së Kosovës dhe largimit nga NATO.

Postimi i Tërmkollit:

A po shkon Maqedonia e Veriut drejt ç’njohjes së Kosovës dhe largimit nga NATO!Pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev, një koalicion i mundshëm i VMRO-DPMNE me opozitën shqiptare dhe të majtën në Maqedoninë e Veriut rrezikon seriozisht raportet me Kosovën dhe me NATO-n, përderisa programi i tyre është ç’njohja e Kosovës shtet dhe largimi nga NATO. Bashkimi i partive opozitare shqiptare në këtë koalicion, veçanërisht me të majtën atje, përbën shqetësim serioz për interesat e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Luftimi i Ali Ahmetit nuk guxon të shëndërrohet në dëmtimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe as të Kosovës. #MT

https://www.facebook.com/Melihate-T%C3%ABrmkolli-462960377372235

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...