9.8 C
Skopje

Retkoceri: BDI do të ngritet edhe më shumë, njëjtë si Vetëvendosje në Kosovë

Shumë reagime nga gazetarët kanë qarkulluar në rrjete sociale duke e cilësuar lëvizjen e “Koalicionit Levica” si shumë të gabuar. Ka reaguar edhe gazetari Arben Retkoceri i cili e ka krahasuar këtë gjë ashtu siç i ndodhi Vetëvendosjes në Kosovë e cila u rikthye edhe më e fortë. Njëjtë thotë se do të ndodhë edhe me BDI-në.

“Albin Kurtin herën e parë e rrëzoi nga qeveria Agim Veliu i Llapit, përafërsisht si tek ne – që duket se Blerim Sejdiu i Zhelinës e rrëzoi qeverinë aktuale. Edhe Ali Ahmeti njejtë si Albin Kurti, duke shfrytëzuar pushtetin , provokuan qëlimisht partnerët më të vegjel duke i “larguar”, gjithnjë duke parashikuar me saktësi apsolute veprimin e tyre pas kësaj. Pra, veprim politik egoist i kalkuluar mirë nga BDI ndersa moralisht shumë diskutabil. Dihet çka prodhoi kjo në Kosovë, një super Albin Kurti me mbi 50 për qind përkrahje gjë që e njëjta mund të ndodhë edhe në Maqedoni. Pra, një BDI unike mes grupacioneve që ka, shumë më të fuqishme në vota dhe bashkë me VMRO-në, së paku për 10 vite do t’i kemi të betonuar në pushtet. Çfarëdo qeverie që mund të krijohet tani nëpër tavolina, duke përfshirë edhe këtë aktualen ( BDI- LSDM), të pashmangshme brenda një kohe të shkurtër të prodhoj zgjedhje të parakohshme. Beteja momentale është se kujt do t’i mbetet “kopili te dera”.

Nuk duhet harruar se në këtë paqartësi globale, ku rajoni po vlon, me një BE kaotike, me amerikanët që fuqishëm po kthehen në rajon, askush nuk do të lejojë qeveri jostabile, si kjo aktualja apo ajo në ardhje. Jorastësisht, gjatë javës, amerikani Eskobar vjen edhe në Shkup, sepse Maqedonia llogaritet në rrafshin rajonal më e komplikuara, madje edhe përtej Bosnjës dhe Kosovës.
Në fund do të buzqesh ai që do të fitojë luftën politike e jo betejat që do t’i kemi në vazhdimësi deri në zgjedhjet e pashmangëshme të parakohshme. Po flas për maratonën politike e jo sprintin politik aktual.” ka thënë Retkoceri.

“Edhe diçka, parimi fituesi me fituesin më nuk vlen! Kjo u prish nga BDI më 2017, por qeveri do bëjnë ata që do të mendohet nga amerikanët që sjellin stabilitet për temat e mëdha që i presin. Tek maqedonasit dihet – VMRO e padiskutueshme, loja është e do të jetë te partitë shqiptare, ku nëse vazhdohet kështu atëhere edhe këtu rezultati nuk është vështirë të dihet? ” ka shkruar Arben Retkoceri në facebook.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...