3.8 C
Skopje

Koalicioni opozitarë me Levicën ra nga 80 mijë vota në 50 mijë

’Shumica e re parlamentare’’ që herë prezantohet si shumicë për rrëzimin e qeverisë e herë për ndërtimin e asaj të resë, defakto është shumicë e Levicës. Në të gjitha kombinimet, një parti nacional-socialiste me qëndrime shoviniste kthehet në king-maker që do të vendos për fatin e një shteti me qeveri ‘’me orientim euro-atlantik’’

Shkruan: Sefer Selimi

Përtej përçapjes dhe ekzaltimit nga ‘’BDI në opozitë’’, e gjithë kjo më rezulton që është edhe një rrëshqitje e opozitës në ‘’kurthin e ngritur nga Ali Ahmeti’’.

Koalicioni i ASH me VMRO DPMNE përveç që amnistoi politikisht këtë të dytën nga mëkatet ndaj shqiptarëve, krimi dhe korrupsioni në të kaluarën, gjithashtu lau edhe mëkatet e BDI-së për koalicionimin 10 vjeçar me të. Me një fjalë, Ali Ahmeti ua la kopilin në derë. Le ta lexojnë si të duan, le ta kthejnë nga të duan por fakti është që koalicionin opozitar ra nga 80,000 në 50,000 vota, pra rreth 30,000 vota më pak.Koalicioni me VMRO DPMNE e ç’veshi ASH nga kauza autentike e veprimit politik me ‘’qytetarin shqiptar dhe shtetin e padrejtë’’ në qendër të saj. ASH do të duhet të rishpik veten dhe kauzën e saj, një proces që nuk jam i sigurt se kanë kapacitet për ta bërë në një afat kohor të shkurtër dhe në formën e duhur. Nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare zhvillohen së shpejti, Ali Ahmenti dhe BDI janë në Pole Position.‘’Shumica e re parlamentare’’ që herë prezantohet si shumicë për rrëzimin e qeverisë e herë për ndërtimin e asaj të resë, defakto është shumicë e Levicës. Në të gjitha kombinimet, një parti nacional-socialiste me qëndrime shoviniste kthehet në king-maker që do të vendos për fatin e një shteti me qeveri ‘’me orientim euro-atlantik’’. BDI edhe ashtu është mjeshtër për dominim të narrativit publik, kjo është një vezë e artë në duart e tyre.Lëvizjes Besa i ndodhi ajo që shpresoja mos t’i ndodh, përçartja nga fitorja në Tetovë e cila për hirrë të së vërtetës ishte më shumë një humbje personale e Teuta Arifit se sa një fitore e Bilall Kasamit. Pas këtij veprimi akrobatik, në cilëndo situatë përveç se në një koalicion të gjerë me Alternativën brenda, Lëvizja Besa do të luftojë për ekzistencën e saj politike. Ndërkaq, ndërtimi i këtij koalicioni do të jetë tejet i vështirë, posaçërisht me rezultatet e fundit nga zgjedhjet lokale.Nëse dorëheqja e Kryeministrit Zaev do të materializohej, çdo formulë tjetër do të ishte humbje për BDI-në. Ri-formatimi i qeverisë do të rikthente përçarjet dhe apetitet brenda grupacioneve në parti, që për mendimin tim edhe po të tejkalohej në ndonjë formë do ta gërryenin nga brenda bashkë me qeverinë. Me një LSDM të bërë pikë e pasë do të prodhonte një qeveri jo-stabile nga e cila në zgjedhjet e ardhshme BDI do të humbte nga BDI, ngjashëm siç i ndodhi këto zgjedhje LSDM. Me veprimin e fundit, Ali Ahmeti jo vetëm që ka konsoliduar radhët brenda partisë por ka elektrizuar edhe mbështetësin më të dëshpëruar.

Me shëndet ”BDI në opozitë”.

TË FUNDIT

Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

–Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus...

Nënkryetar i Parlamentit? Zejdi në Click plus: Do të diskutohet brenda deputetëve tanë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin...

Sela thotë se Alternativa nuk ka të drejtë në pushtetin lokal

Pas gjithë asaj që ndodhi me ish-partnerin ë koalicionit të Alenacës, Alternativën, kryetari i ASH ka thënë se tanimë në pushtetin lokal dhe në...

Sela: Kemi rënje të votave, nëse ma kërkojnë dorëheqjen e pranoj

Ziadin Sela ka pranuar se kanë rënje të votave në këto zgjedhje lokale. “Ne si parti kemi rënje të votave dhe këtë nuk mund ta...