0.8 C
Skopje

Hoxha: Edhe nëse Besa mbetet, unë nuk do të jem më ministër në qeveri me BDI-në

Sekretari i përgjithshëm I Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, njoftoi se kjo parti sot dhe nesër do të bëjë konsultime brenda partiake, pas të cilave do të vendosë se si do të veproj pas vendimit për përsëritje të zgjedhjeve në një vendvotim në komunën e Zhelinës.

Hoxha shprehi dyshime se si është e mundur që zgjedhjet të përsëriten pikërisht në vendvotim ku ka votuar kandidati i BDI-së dhe ku BDI ka dyfish më shumë vota.

“Në kohën kur Lvizja Besa po bën kthim të fuqishëm në skenën politike, BDI po përdor metoda kriminele”, deklaroi Hoxh, raporton Zhurnal.

Ai në mënyrë indirekte bëri të ditur se Besa nuk do të vazhdojë më koalicionin me BDI-në, duke thënë se nuk do të qëndrojnë më në një tavolinë me ata që shtrembërojnë demokracinë dhe vullnetin e popullit, për çka paraprakisht akuzoi BDI-në.

“Së paku unë si ministër e kam vështirë të vazhdojë me ato struktura”, ka theksuar Hoxha. Ai tha parregullsia e shënuar në vendvotimin në Zhelinë ka qenë e kurdisur me BDI-në dhe se të njëjtat parregullsi janë bë edhe në vendvotime tjera.

“Edhe nëse partia vazhdon të mbetet në qeverisje,unë nuk do të jem në atë qeveri”, shtoi Hoxha.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...