9.8 C
Skopje

Strategjia kombëtare për burgjet, Nuhiu: Investimi më i madh në histori

Një nga treguesit me të cilat matet zhvillimi demokratik i një shoqërie janë edhe kushtet në të cilat trajtohen personat e burgosur dhe paraburgosur. Qeveria promovoi Strategjinë kombëtare për reforma në sistemin e burgjeve. Zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu, thotë se janë ndarë mjete të konsiderueshme për përmirësimin e kushteve në burgje.“Rreth 25 milion euro do të investohen në rindërtimin dhe ndërtimin e burgut më të madh në Idrizovë…Punojmë në programet e risocializimit dhe nëse është e nevojshme edhe në edukimin e personave në burgje.”,- tha zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu.Vasalo: Zbatoni strategjinë, kushtet në burgje të rëndaStrategjia e mirë nuk është e mjaftueshme nëse ajo nuk zbatohet në praktikë përkujton Zëvendës-shefi i delegacionit të BE-së. Thotë se Respektimi i plotë i të drejtave të njeriut është një nga kushtet kryesore për aderim në BE.“Kushtet në burgjet e vendit mbesin të rënda,kjo mund të kualifikohet edhe si keqtrajtim sipas Komitetit për pengimin e torturës. Ka tentime të përmirësohet situata, ka projekt për rikonstruim. Arsim, resocialzim, rehabilitim në burg dhe pas lirimit duhet të jenë prioritete… Shërbimet e burgut duhet të mund të sigurojnë kujdes dhe mjekim shëndetësor të krahasueshëm me ato që i kanë pacientët jashtë burgut.”,- theksoi zëvendësshefi i delegacionit të BE-së në RMV, Julian Vasalo.Me ndihmë të fondeve të BE-së së fundmi janë siguruar pajisje mjekësore për 6 institucione përmirësuese ndëshkuese.“Pajisjet janë financuar nga ana e BE-së në vlerë prej 46 667 euro pa TVSh. Pajisjet janë dërguar në institucione dhe janë vënë në funksion.”,- u shpreh drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Marjan Spasovski.Në pajisjet mjekësore përfshihet një zyrë dentare në Burgun e Idrizovës, si dhe aparate EKG për shtëpinë përmirësuese në Idrizovë, Shtip dhe Prilep, Burgun e Shkupit, Tetovës dhe Gjevgjelisë.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...