-6.2 C
Skopje

BDI dhe VMRO fituese të këtyre zgjedhjeve, Besa me rritje ndërsa ASH dhe LSDM humbëset e mëdha

Zgjedhjet e rrethit të dytë mbaruan me një proces demokratik, me zgjedhje të lira si kurrë më parë.Natyrisht se ato patën edhe surprizat e veta por njëkohësisht edhe mënyrën se si duhet tashmë gjithë subjektet politike të bëjnë analizat se ku ata fituan dhe ku dështuan shkruan TetovaSot .

Në vijë të kësaj zgjedhjet lokale edhe kësaj rradhe nxorrën BDI-në fituese me dhjetë Komuna ndonëse humbën qytetin e Tetovës por rikthyen disa komuna tjera .Tek pala maqedonase ishte VMRO ajo që fitoi më së shumti komuna dhe njëherit ishte edhe fituese në kampin maqedonas në një koalicion edhe me partitë shqiptare ASH dhe AAA.Humbësit më të mëdhenj ishin LSDM e Zoran Zaevit, i cili menjëherë pas rezultateve mbrëmë vonë dha dorëheqje nga të gjitha funksionet edhe ai i kryeministrit por edhe i vetë kreut të partisë.

Tek pala shqiptare humbëse më e madhe ishte Aleanca për Shqiptarët që fituan po të njëjtat komuna që kishin më parë por dështuan në nivel të përgjithshëm në një rënie drastike .Partia e Bilall Kasamit ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve.Ajo tashmë përmes liderit Bilall Kasami me një koalicion të madh arritën të përmbysin rezultatin e kandidates së BDI-së në rrethin e parë.Ata do udhëheqin edhe me Komunën e Zhelinës në katër vitet e ardhshme.Por marrë në përgjithësi këto zgjedhje, që ishin shumë korrekte tek pala shqiptare edhe kësaj rradhe nuk ka të paktën deri tani një përgjegjësi politike pasi lideri i opozitës akoma nuk ka dalë të kumtojë asgjë publikisht , madje as për pozicionin e tij të ardhshëm në parti nëse do qëndrojë akoma apo edhe ai do ketë fatin e Zaevit.

Rezultatet e zgjedhjeve përmes votave nëse do kishte tani zgjedhje të parakohshme Parlamentare ,fituese absolute i bëjnë BDI-në në kampin shqiptarë dhe VMRO-në në atë maqedonas.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...