9.8 C
Skopje

BDI: Nuk ka kthim prapa nga rruga e zhvillimit, më 31 Tetor rrethoni numrin 3

Në konferencën e sotme për shtyp, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur vlerësimin për fushatën zgjedhore në tërësi duke e cilësuar si dëshmi e pjekurisë demokratike të vendit dhe rezultatin e arritur në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 Tetor.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani deklaroi se procesi zgjedhor i rrethit të parë ka qenë nga më të suksesshmit, jo vetëm për arsye të rezultatit të arritur të BDI-së, por mbi të gjitha për suksesin dhe përkrahjen e madhe për agjendën e blertë të rëndësishme për zhvillimin e komunave dhe shtetit në përgjithësi në një dimension më të avancuar dhe cilësor.

Ai ka apeluar deri te qytetarët që më 31 Tetor të dalin dhe të votojnë për ti hapur rrugën e realizimit programeve të Bashkimit Demokratik për Integrim me projekte për zhvillim edhe më cilësor të komunave të vendit. Osmani ka bërë thirrje edhe që të votohet Petre Shilegov si kryetar i Qytetit të Shkupit për të siguruar vazhdimësinë e zhvillimit të qytetit, avancimin e tij infrastrukturor dhe për të pasur një qytet i cili do të jetë i barabartë për të gjithë.

Në vazhdim po ua dërgojmë fjalimin e plotë nga konferenca për shtyp:

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,

Sot është dita e fundit e fushatës, para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, të dielën më 31 tetor.
Simbolikisht, edhe sot do të na dëgjoni ne, politikanëve, kandidatëve, pretendentët për kryetarë komunash, ndërsa nga nesër ju flisni. Nga nesër fjalën e keni ju, zëri juaj e ka radhën: të mendoni, të vlerësoni dhe të dielën zërin tuaj do ta dëgjojmë ne.

Dhe kjo është e mira, prandaj ky është përfitimi më i madh i demokracisë. Mundësia që me votën tuaj të vendosni edhe për atë se kush do ta udhëheqë pushtetin lokal, kush do të jenë kryetarët e komunave, të cilët do t’i rregullojnë rrugët dhe trotuaret tuaja, kush do të jenë njerëzit që do të kujdesen për lagjet dhe shkollat tuaja, si dhe kush do të jenë përfaqësuesit politik që do të zgjedhin drejtimin në të cilin do të zhvillohen komunat tuaja.

Jam i kënaqur që kishim fushatë të gjerë, informative dhe garuese në të cilën qytetarët morën pasqyrë reale për të gjitha ofertat. Fushata ishte fer, me mundësi të barabarta që secili ta prezantojë ofertën e tij dhe vendimin të cilin të dielën do ta bartë secili nga ne, do të jetë informues dhe me pozicione të qarta politike.

Të nderuar qytetarë,
Për ne nga BDI këto janë një prej zgjedhjeve më të suksesshme. Këtu nuk flas vetëm për rezultatin e rrethit të parë me mbi 100 mijë vota dhe disa komuna të fituara, por për suksesin e partisë që të imponojë një mendim të ri politik- tërësisht ofertë e re, e cila është shumë e rëndësishme edhe për zhvillimin e Komunave dhe zhvillimin e shteti në përgjithësi.

Përskaj rezultatit, ne jemi krenarë që Agjenda e blertë u imponua si narracion i obligueshëm politik i gjithë shoqërisë, proces që hy në një fazë të strukturuar, e parashikuar nga e cila kthim mbrapa nuk ka; përkundrazi, me suksesin që e presim edhe në rrethin e dytë të Agjendës së blertë mbetet obligim edhe për përfaqësuesit e pushtetit lokal, ndërsa drejtpërsëdrejti edhe për Qeverinë dhe të gjithë institucionet e tjera dhe vepruesit shoqëror.

Qytetarët duhet ta dinë se të dielën kanë zgjedhje për një ofertë dhe koncept të qartë, nga njëra anë, dhe një koalicioni të pakuptueshëm me ideologji dhe qëllim politik të paqartë nga ana tjetër. Ne dhe koalicioni ynë i gjerë kemi ofertë të qartë: Teuta Arifi për Tetovën, në programin e së cilës gjenden projektet më të rëndësishme të Agjendës së blertë, nga trajtimi i ujërave të zeza, gazifikimi i qytetit e deri te realizimi i korridorit 8-të, në këtë linjë është edhe Nevzat Bejta për Gostivarin- i çmuar, punëtor dhe kandidat I suksesshëm, i cili jo vetëm që do të sigurojë perspektivë të re për Gostivarin, por edhe do të paraqesë edhe një lloj garance për të gjitha investimet në rajonin e Pollogut.

E njëjta vlen edhe për kandidatët tanë tjerë, pa dallim se a bëhet fjalë për Visarin këtu në Çair, ose për Ridvanin në Haraçinë, nëse për Fatmirin në Zhelinë apo për Fatmirin në Kërçovë; pa dallim nëse bëhet fjalë për Hekuranin në Dibër, Ramizin në Strugë, Nebiun në Vrapçishtë, Nuhiun në Tearcë, Suadin në Çashkë, Urimin në Dollnen, Ejupin në Studeniçan ose Besnikun në Bogovinë; pas çdo kandidati tonë qëndron edhe Agjenda e blertë që është detyrimi ynë i ndërmarrë para qytetarëve në këto zgjedhje. Është kjo një zgjidhje e mirë, që jo vetëm se është garanci për Agjendën e Blertë në komunat tona por edhe garanci për zbatimin e saj në rrjedhat shoqërore.
Jo më pak e rëndësishëm është zgjedhja jonë për kryetarin e kryeqytetit. Shkupi është qytet i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e tij, ndërsa Petre Shilegov e dëshmoi pikërisht këtë, se Shkupi mund të jetë qytet i gjithë qytetarëve të saj. Katër vitet e fundit pamë se çka do të thotë zhvillim i barabartë i qytetit, pa dallim nëse në disa rajone të caktuara jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, boshnjakë, romë, serbë apo vlleh.

Shkupi mbetet qytetet i të gjithëve, qytet për të gjithë- dhe këtë duhet ta ruajmë. Kjo është e rëndësishme edhe për ne shkupjanët, por është e rëndësishme edhe për ambientin multikulturor të shtetit, në përgjithësi.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...