9.8 C
Skopje

Ali Ahmeti teksa flet për Menduh Thaçin: Jam njeri që fali gjynahe

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në ClickPlus ka folur për liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi për deklaratat në ClickPlus. Ka folur për kritikat që Thaçi ia ka thënë Ahmetit në të kaluarën.Ahmeti duke folur në retrospektivë, tha se është njeri që nuk revanshohet dhe se fal gjynahe.“Zotëri Thaçin e njoh shumë mirë se sa të gjithë të tjerët…. E përfshi këtu organizimin legal, e njoh nga fundi i 2001, por kam bashkëpunëtor që kam në Kosovës, që kam bashkëpunuar edhe në ilegalitet me zotëri Thaçin. Unë kam pak nostalgji për personat që kanë vepruar në ilegalitet dhe ua fal gjynahet. Zotëri Thaçi ka mësuar shumë… Nëse i kthehemi të kaluarës, më së shumti Thaçi sulme ka bërë kundër meje dhe unë asnjëherë s’jam revanshuar dhe unë gjithmonë kam bërë tolerancën, sepse me të shara, shpifje dhe ofendime nuk mund të qëndrosh në skenën politike. Por sërish kam pasur debat me zotëri Thaçin, sidomos me takimet me ndërkombëtarët. Më kujtohet në krizën më të thellë, në vitin 2016, në një moment pas 4-5 ditësh negociatave mes përfaqësuesve të politikës vendore dhe të ndërkombëtarëve”, tha Ahmeti.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...