-6.2 C
Skopje

Grubi: Stabiliteti dhe konzistenca e Ali Ahmetit përballë kaosit opozitar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij të rrjetit social Facebook ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me ofertën e prezantuar të subjekteve politike.

Ai ka thënë se stabiliteti dhe konzistenca e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim po përballet dhe triumfon ndaj kaosit opozitar, ku vërehet qartë mungesa e programit dhe vizionit, lëkundëshmëria dhe papjekuria në qëndrime gjë që shihet qartë në deklaratat dhe veprat e tyre.

“Në këto zgjedhje konzistenca në politika dhe qëndrime, parashikueshmëria e sigurt e të ardhmës, stabiliteti në vendimmarje, realizimi i shtyllave programore, dinjiteti në përfaqësim është përballë aventurave, ndryshimit të qëndrimeve, mungesës së programit dhe vizionit, lëkundshmërisë, laramanisë, papërvojës, papjekurisë, paparashikueshmërisē, paqëndrueshmërisë.

Nuk ka asnjë dilemë të vetme dhe këtë e dijnë shumë mirë qytetarët, mjaftojnë vetëm t’ua krahasojnë deklaratat dhe të bërat” – është shprehur Grubi.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10224139059858165&set=a.1073851060433

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...