3.8 C
Skopje

Nikolla: Këshilli i Evropës do të jetë i paplotë derisa të pranojë Kosovën

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla mori sot fjalën në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në Athinë, ndërsa vuri theksin në kontinentin evropian, si kontinenti i asimetrive, dhe më konkretisht në dallimin midis vlerave që qëndrojnë në themel të Këshillit të Evropës dhe qëndrimeve të disa vendeve anëtare të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Vlerat që mbron e zhvillon organizata e madhe pan-evropiane, Këshilli i Evropës, janë të pa garantuara, për sa kohë që Ballkani Perëndimor do të mbetet jashtë dyerve të BE dhe Kosova jashtë Këshillit të Evropës, ishte apeli i kryeparlamentares Nikolla.

“Ndërsa Këshilli i Evropës, familja evropiane, është zgjeruar në 47 anëtarë, në shtëpinë evropiane, pra Bashkimin Evropian, kanë hyrë deri tani vetëm rreth gjysma e tyre. E ardhmja e qytetarëve evropianë do të jetë ajo që dëshirojmë e ëndërrojmë, atëherë kur në shtëpinë evropiane do të hyjnë të gjithë kombet që përbëjnë familjen evropiane. Vlerat rreth të cilave, ne kombet evropiane, jemi bashkuar në Këshillin e Evropës nuk mund të jetërsohen nëse politikat e zgjerimit të BE-së do të nisen jo nga meritat, por nga ambicie të tjera, të cilat përfitojnë nga parimi i konsensusit”, tha Nikolla.

“Këshilli i Evropës do të mbetet i paplotë, derisa të pranojë Kosovën, shtetin më të ri të Evropës, një shtet i ri i krijuar nga Evropa atlantike, bashkë me aleatët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo, raporton KP.

“Asimetria tjetër lidhet me gjendjen e sotme në Bashkimin Evropian dhe ngurrimet në hapat e zgjerimit. Po hyjmë në dekadën e katërt të valës së demokratizimit në kontinent dhe kufijtë gjeografikë e kulturorë të Evropës, janë ende larg kufijve politikë të saj, Bashkimit Evropian. Në emër të së ardhmes së përbashkët të qytetarëve të saj, Evropa duhet të afrojë kufijtë politikë me kufijtë e saj gjeografikë”, theksoi Nikolla.

“Një pjesë e kontinentit, që para rënies së Murit të Berlinit quhej Evropa Qendrore e Lindore, edhe pse me shpejtësi të ndryshme, u integrua gradualisht në BE. Pjesa që mbeti jashtë, erdhi duke u rrudhur, në fillim Ballkani, dhe sot në atë që të gjithë e quajmë Ballkani Perëndimor”, tha Nikolla.

“Si kryeparlamentare, por edhe si qytetare e njërit prej këtyre vendeve, dëshiroj të ngre shqetësimin se termi Ballkani Perëndimor, nga një term gjeografik, ka marrë sot një konotacion të qartë politik, disa herë edhe negativ. Dhe kjo ndodh ngaqë politikat e zgjerimit nuk kanë mundur të kapërcejnë dot pengesat e paragjykimet për vendet tona. Ne po mbajmë radhën para portave të BE-së, e cila duhej të ishte prej kohësh, edhe shtëpia e jonë. Duhet ta kuptojmë të gjithë se Ballkani Perëndimor është një vlerë e shtuar dhe jo një problem i shtuar i Bashkimit Evropian”, nënvizoi Nikolla.

“Për t’u bindur se kjo situatë është e pamerituar duhet të mbajmë parasysh kontributin e secilit prej kombeve evropianë për Evropën. Ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë nëse do të kontribuojmë që kontinenti ynë të zbusë këto asimetri. Të bashkëpunojmë për një kontinent që u takon njëlloj të gjithë banorëve të tij. Ku termat ‘Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor do t’i takojnë vetëm historisë. Ku mozaiku etnik e fetar do të jetë një pasuri e jo një burim grindjesh e konfliktesh. Ku udhëheqësit nuk do të grinden nëse do të pranojnë apo jo emigrantë apo të përndjekur nga jashtë kontinentit. Kjo është Evropa që meritojnë qytetarët e saj, qytetarët tanë”, nënvizoi në fjalën e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

TË FUNDIT

Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

–Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus...

Nënkryetar i Parlamentit? Zejdi në Click plus: Do të diskutohet brenda deputetëve tanë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin...

Sela thotë se Alternativa nuk ka të drejtë në pushtetin lokal

Pas gjithë asaj që ndodhi me ish-partnerin ë koalicionit të Alenacës, Alternativën, kryetari i ASH ka thënë se tanimë në pushtetin lokal dhe në...

Sela: Kemi rënje të votave, nëse ma kërkojnë dorëheqjen e pranoj

Ziadin Sela ka pranuar se kanë rënje të votave në këto zgjedhje lokale. “Ne si parti kemi rënje të votave dhe këtë nuk mund ta...