2.8 C
Skopje

Deputetët nuk pajtohen për fillimin e intervistimit të kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së, ka shqyrtuar listën prej 114 kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, intervistimi i të cilëve nuk dihet ende se kur do të fillojë.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj propozoi që intervistimi i tyre të fillojë këtë të hënë, por që pavarësisht polemikave deputetët nuk u dakorduan për kohën.

“Prej të hënës në ora 9-të mundemi me fillu intervistimin e kandidatëve. Do të shkojmë me formën e intervistimit me gojë, e di që ka me zgjat. Na duhet planifikimi javor”, tha ai.

Ndërsa, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja rekomandoi që intervistimi i kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së, të fillojë të premten e ardhshme, pasi sipas tij, e hëna është shumë afër dhe nuk ka nevojë për nguti.

“A mundemi me e lënë të premten ose të hënën e ardhshme, jo këtë që po vjen, në mënyrë që të gjithë deputetët të përgatiten për të qenë të pranishëm në secilën intervistë. 1 nëntori kishte me qenë mirë në mënyrë që me qenë prezent të gjithë”, u shpreh ai.

Edhe deputetët e tjerë të pranishëm treguan hezitimetet e tyre për caktimin e një date qysh sot, kurse mbledhja përfundoi me largimin e deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi.

TË FUNDIT

Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

–Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus...

Nënkryetar i Parlamentit? Zejdi në Click plus: Do të diskutohet brenda deputetëve tanë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin...

Sela thotë se Alternativa nuk ka të drejtë në pushtetin lokal

Pas gjithë asaj që ndodhi me ish-partnerin ë koalicionit të Alenacës, Alternativën, kryetari i ASH ka thënë se tanimë në pushtetin lokal dhe në...

Sela: Kemi rënje të votave, nëse ma kërkojnë dorëheqjen e pranoj

Ziadin Sela ka pranuar se kanë rënje të votave në këto zgjedhje lokale. “Ne si parti kemi rënje të votave dhe këtë nuk mund ta...