2.8 C
Skopje

Kosova rrit numrin e pjesëtarëve të FSK-së

Kosova do të rrisë numrin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për 840, tha ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë një konference për media në Prishtinë.

Ai tha se konkursi është i hapur që nga sot.

“Ftoj të gjitha komunitetet që dëshriojnë të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë të bashkangjtien”, tha Mehaj, duke premtuar një proces transparent të përzgjedhjes së rekrutëve të rinj.

FSK numëron përafërsisht 2.500 anëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e FSK-së. Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej dhjetë vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.

Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë.

Bashkëpunimi SHBA-Kosovë në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj tha se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë rezultate konkrete nga bashkëpunimi për blerjen e armatimit nga Shtetet e Bashkuara.

Ai këto komente i bëri pas një vizite disaditore që ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.

Në muajin qershor, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar propozimin për blerjen e dronëve nga Shtetet e Bashkuara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Edhe dronët janë pjesë e FMS-së (Programit për shitjen e huaj të armatimit i SHBA-së). Vitin e ardhshëm do shihni edhe për pajisje tjera”, tha Mehaj, duke shtuar se nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara ka marrë mbështetje për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai tha se SHBA-ja dhe Kosova janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, pastaj partneritetin me Gardën Kombëtare të Iowas dhe mbrojtjen kibernetike.

Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, dërgoi në mars në Kuvajt një kontingjent të FSK-së, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force, raporton REL.

Mehaj tha se janë në bisedime edhe për bashkëzbarkime tjera, përfshirë Poloninë dhe vendet tjera, por nuk dha më shumë hollësi.

Koordinimi mes SHBA-së dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në lidhje me propozimin që ai u bëri autoriteteve amerikane për të hapur një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

TË FUNDIT

Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

–Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus...

Nënkryetar i Parlamentit? Zejdi në Click plus: Do të diskutohet brenda deputetëve tanë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin...

Sela thotë se Alternativa nuk ka të drejtë në pushtetin lokal

Pas gjithë asaj që ndodhi me ish-partnerin ë koalicionit të Alenacës, Alternativën, kryetari i ASH ka thënë se tanimë në pushtetin lokal dhe në...

Sela: Kemi rënje të votave, nëse ma kërkojnë dorëheqjen e pranoj

Ziadin Sela ka pranuar se kanë rënje të votave në këto zgjedhje lokale. “Ne si parti kemi rënje të votave dhe këtë nuk mund ta...