9.8 C
Skopje

Bujar Osmani: BDI asnjëherë nuk ka vënë në pyetje interesin kombëtar

Në emisionin “Balkan Talks” të EURONEWS, i pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani ka folur për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, për Raportin e KE-së për vendin dhe sfidat e shtetit në përgjithësi.

Sipas Osmanit rezultatet e fundit në zgjedhjet parlamentare nuk duhet të jenë arsye për zgjedhje parlamentare dhe se të njëjtat janë të parëndësishme, për faktin se ndërprejnë proceset vitale shtetërore.“Maqedonia e Veriut në 10 vitet e fundit pothuajse çdo vit ka zgjedhje; qofshin presidenciale, parlamentare a lokale. Ju e dini se në moment kur ka zgjedhje ju shtypni butonin për pauzë në proceset shtetërore e shoqërore. Shtetit i duhet një periudhë prej 2-3 vjetësh pa zgjedhje për t’u fokusuar në tejkalimin e disa çështjeve të rëndësishme”, tha mes tjerash Osmani.

Kryediplomati Osmani është deklaruar edhe për thirrjen e Arben Taravarit që elektorati i ASH-së të votojë në raundin e dytë për secilin kundërkandidat të BDI-së, duke nënkuptuar se duhet votuar edhe një maqedonas para një kandidati shqiptar.“BDI asnjëherë nuk ka vënë në pyetje interesin kombëtar karshi interesave partiake. Ne kërkojmë mbështetjen e gjithë qytetarëve, por në Kërçovë është e rëndësishme të fitojë Fatmir Dehari, e rëndësishme në Haraçinë të fitojë Ridvan Ibrahimi, e rëndësishme në Vrapçishtë të fitojë kandidati që e fitoj kandidatin e BDI-së. Këto janë qëllime që s’kanë të bëjnë me interesa partiake”, deklaroi Osmani.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...