-6.2 C
Skopje

Taravari “kockati” partinë për të fituar Gostivarin. ASH humbëse më e madhe e zgjedhjeve

Në zgjedhjet e 17 tetorit humbëse më e madhe e zgjedhjeve rezulton të jetë Aelanca për Shqiptarët, e cila nuk arriti të mbron votat e fituara në vitin 2020. Kjo parti në koalicion me Alternativën e Afrimit Gashit ka shënuar ulje votash për mbi 25 mijë vota, ndërsa BDI ka arritur rezultat 2 me 1 në krahasim me opozitën.

Analistën vlerësojnë që ASH mori shuplakën e votuesit shqiptar vetëm pse hyri në koalicion fatal me VMRO-DPMNE. Si duket votuesi i Aleancës nuk ka arritur të tejkalon këtë marrëveshje dhe e ka dënuar me votë.

Ky trend i uljes së votave u vërejt në çdo vendbanim shqiptar, por më e theksuar ishte në Strugë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup e Kumanovë. Se është kështu tregon fakti që edhe në Gostivar, ASH ka shënuar ulje drastike të votave në krahasim me zgjedhjet e një viti më më parë. Hiç më pak se 2000 vota ka humbur ASH e cila në këto zgjedhje mori rreth 8 e 500 vota kurse një vit më herët në zgjedhjet parlamentare në Gostivar kishte arritur rezultat prej 10 e 500 votave.

Analistët thonë që Taravari pa vetëm hesapin e vet dhe harroi liderin dhe partinë. Për gati 5000 votat që ia dha VMRO-DPMNE në Gostivar, vuri në komarë e gjithë partinë e cila në këto zgjedhje humbi gati një të tretën e votave që arriti në vitin 2020.

Taravari me vetëm 8 e 500 votat e koalicionit ASH-Alternativa arriti të grumbullon 15.724 vota përfshi edhe votat e partisë së Mickovskit e cila për këshillin komunal arriti të fiton gati 4 e 500 vota. Taravari, për të mbajtur pushtetin në Gostivar, shkoli mbi ngjarjet e përgjakshme të 27 Prillit në Parlament dhe fundoi partinë në nivel të shtetit.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...