9.8 C
Skopje

Ata që e lanë Tetovën pa Vullnet, duan ta lënë edhe pa Bilall?!

Ata që e hoqën Bilall Kasamin tani të dështuar nga humbja “duan” ta shpëtojnë atë. Aleanca për Shqiptarët dëshiron të shfrytëzojë këtë moment kurthi për Kasamin dhe ta dërgojë atë fiks në vendin ku e dërgoi Vullnetin.

Ata e lanë Tetovën pa Vullnet dhe tani duan ta lënë edhe Bilall. Por Bilalli ka nevojë ta mbështesin fituesit dhe jo humbësit. Ata që as nuk e llogarisnin fare atë duke e konsideruar jashtë gare.

Bilalli është këtu ku është për shkak të të qenurit në pushtet siç Sela në të qenurit po në pushtet nga një forcë e tretë u bë e dyta.

Aleanca duhet të jep llogari për këtë humbje të thellë ndërsa duan të shpërqendrojnë vëmendjen sikur nuk ka ndodhur asgjë derisa dëshirojnë të bëhen “shpëtimtarët” e të tjerëve.

Ata ndodhen në një humnerë politike . Ata dëshirojnë përmes thirrjeve përmes Elmi Hazirit kinse të shpëtojnë Bilallin duke e futur në kurthin e humbjes.

Elektorati që e mbështeti ASH-së tregoi se është shumë i nervozuar me atë rezultat zhgënjyes për Tetovën dhe nga përplasjet nuk do të dëgjojnë më thirrjet e një drejtuesi të tyre që ka perënduar politikisht. Sela po numëron ditët e fundit politike dhe pret me ankth rezultatin në Gostivar.

Madje atë më shumë e shpëtoj humbja e Taravarit se sa fitorja e tij. Ata nuk duan ta bëjnë kryetar komune Bilallin dhe më mirë për ta është në këto momente të jetë e fortë BDI se sa BESA të cilën e flakën nga koalicioni në zgjedhjet Parlamentare.

Por skenari i Aleancës është që bashkërisht me VMRO-në ta godasin qeverinë duke e tërhequr pikërisht Kasamin me kurthin se po i ndihmojnë në raundin e dytë.

E sa mund të të shpëtojnë humbësit?

Burimi: TetovaSot

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...