2.8 C
Skopje

Vota për Ali Ahmetin është votë për Amerikën dhe Europën në Maqedoninë e Veriut

Ismet Sulejmani

Platforma e blertë e BDI-së, partisë së Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, është platforma e kristaltë dhe puro klasike origjinale shqiptare!

Natyra shqiptare nën udhëheqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, do të bëhet ashtu sikur ishte në kohën e paraluftës së qendresës titanike dhe heroike të Skenderbeut!Do të bulëzojë kudo natyra e blertë!

Do të bëhet e qartë për të gjithë se Maqedonia e Veriut, me kontributin total të popullit shqiptar do të jetë një nga shtetet model, ku do të shihet qartë, epërsia e madhe e jetës së pastër dhe të pasur natyrale!

Që moti është thënë se pastërtia është gjysma e shëndetit , ndërkaq kjo formulë e madhe e njerëzimit do të arrihet të bëhet realitet në kohë moderne!Vota për Ali Ahmetin është jo vetëm votë për pastërti, por është edhe votë për fuqi njerëzore e kombëtare, votë për Ameriken, për NATO-n e për Europën në Maqedoninë e Veriut!

Jetës së lirë e të barabartë kombëtare e politike shqiptare të fituar me luftë e gjak të UÇK-së, i bashkohet edhe jeta e re që do të fillojë e mbuluar me të blertën e famshme, që do të jetë vijë kufiri në mes të vjetrës dhe të resë, në mes të blertës dhe të kaluarës së etur për ujë e për ujitje të ardhmës së shëndoshë dhe të begatë!

Aleati çlirimtar i popullit shqiptar SHBA, te Ali Ahmeti dhe partia e Tij BDI, koha e ka dëshmuar se sheh modelin e ri të Udhëheqesit që din se çfarë duhet bërë dhe ku duhet shkuar!

Fitorja e radhës e BDI-së, do të jetë jo vetëm për shqiptarët fitore, por edhe disfatë për armiqtë, sepse te BDI është UÇK, e te Ali Ahmeti është Kryekomandanti e arkitekti i ri, që të ardhmen e shohin jo vetëm të lirë e të barabartë, por edhe të lulëzuar e të bleruar, ashtu sikur e donte Naim Frashëri madh Shqipërinë, Nanën tonë!

Shqiptarët janë me fat që e kanë në ballë të popullit shqiptar Ali Ahmetin, që prinë me urtësi e largëpamësi, që kërkon dhe krijon unitet dhe dinjitet për popullin dhe Adheun e Kombin e Tij!

Kush voton për të blertën dhe jetën, voton për të vërtetën, dhe e treta jo vetëm është e vërteta, por edhe udhehiqet nga i Vërteti Ali Ahmeti!Ismet Sylejmani,Prishtinë, 14 Tetor 2021!

TË FUNDIT

Kovaçevski dhe Petkov zotohen për bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria mos të pengoj përdorimin e...

Kryetari Ganiu mirëpriti kryetarin e Tearcës, Nuhi Nezirin

Sot kisha nderin të jem nikoqir i kryetarit të Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri. Vendosja e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Çairit dhe Tearcës ishte...

Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë

Kandidati për kryetar komune në Çashkë, Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë dhe këtë për herë të...

Kryeministri Kovaçevski e priti në takim Kryeministrin bullgar, Kiril Petkov

Me ceremoni shtetërore para Qeverisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e priti Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Kiril...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...