3.8 C
Skopje

Arifi: Teatri dhe Biblikoteka e Tetovës me objekt modern

Deri në fund të vitit 2025 Tetova do te ketë objekt të ri të Teatrit dhe Bibliotekës. Drejtori i Qendrës për kulturë Arlind Huseini dhe kompanitë e përzgjedhura për realizimin e punëve ndërtimore sot nënshkruan kontratën për realizimin e fazës së dytë dhe të fundit për ndërtimin e këtij objekti.

Drejtori Arlind Huseini u shpreh se projekti i ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë është një ndër projektet më madhështore si nga puna e realizimit ashtu edhe për nga kostoja e ndërtimit. Një angazhim maksimal si institucion kemi arritur të finalizojmë të gjitha procedurat për realizimin e punimeve, tha Huseini.
“Për fazën e dytë të interierit shpallëm prokurorim publik me procedurë të hapur ndërkombëtare duke respektuar të gjitha afatet ligjore. Si ofertues më i volitshëm për realizimin e punimeve nga prokurorimi publik është zgjedhur grupi ofertuesve NB Kompani – Tetovë dhe Pellagonia Gostivar me të cilën sot zyrtarisht do të lidhet edhe marrëveshja për fillimin e punimeve. Po ashtu në rrjedhë e sipër është edhe procedura për zgjedhjen e mbikëqyrësit i cili do të bëjë mbikëqyrjen e realizimit të punimeve. Mjetet për realizimin e projektit janë të siguruara me vendim të Qeverisë të RMV-së përmes Programës së Ministrisë së Kulturës. Pagesa e realizimit do të bëhet në faza deri në fund të vitit 2025 që është edhe viti i fundit ku duhet të përfundohet i gjithë projekti”, tha drejtori Huseini.
Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës dhe njëherë kandidate për kryetare të Komunës nga BDI, Teuta Arifi tha se sot është një ditë shumë e veçantë jo vetëm për kulturën por për qytetin e Tetovës në përgjithësi.

“Ashtu si; parashikohet deri në përfundim të vitit 2025 i gjithë ky projekt të jetë i përfunduar. Qyteti i Tetovës gjithmonë e ka merituar të ketë institucione kulturore, institucionet që janë në funksionim të sipër por që kanë pasur nevojë për një shtëpi ashtu si; e meritojmë për nga kualiteti që prodhohet si kulturë në Tetovë. Ju falënderojë të gjithëve për angazhimin dhe aktivitetin si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë që ka arritur të sigurojë mjetet e nevojshme për përfundimin e këtij projekti. Të gjithë punonjësve të teatrit, artistëve, lexuesve u urojë të kenë sa më shumë vepra artistike dhe sa më shumë suksese për të përfaqësuar qytetin e Tetovës brenda dhe jashtë vendit”, tha zonja Arifi.

TË FUNDIT

Bilalli pas humbjes në rrethin e parë, hedh akuza për blerje votash

Në emisionin Programi 200 në Alsat M ku të ftuar ishin Teuta Arifi dhe Bilall Kasami, u ashpërsua kandidati i Lëvizjes Besa duke i...

Teuta Arifi në “200: Jostabilitetin e tij politik dhe prapavijat Kasami i ka dëshmuar me kohë

Kandidatja e BDI-së për komunën  e Tetovës në debatin për fushatën zgjedhor në emisionin 200 ka theksuar se ka punuar fort me pushetin për...

Bilall Kasami shfaqet shumë i mllefosur, thekson se ua dëshiron të keqen tetovarëve

Sonte në Alsat M më saktësisht në Programin 200 ishin të pranishëm kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i L. BESA, Bilall Kasami. Kasami...

Menduh Thaçi: Koalicioni tregoi rezultat të mirë në këto zgjedhje, mbi 100 mijë vota kundër opozitës

Sonte në revistën debativ “Click Plus” në TV21, i ftuar është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai thotë se koalicioni ka treguar rezultat të...

Kasami shuplakë qytetarëve: Çdo i dyti në Tetovë ndërton pa leje

Sonte në Alsat M në programin 200 ku të ftuar ishin Teuta Arifi dhe kandidati për kryetar të Tetovës Bilall Kasami, ky i fundit...