7.8 C
Skopje

GANIU: Rrugën Cvetan Dimov në Jahja Pashë do t’a bëjmë bulevard me 6 korsi

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot së bashku me kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre mega-projekte infrastrukturore për Çairin që do ti realizon në mandatin e ri katërvjçar.AdvertisementsGaniu njoftoi se do të rekonstruktohet rruga Cvetan Dimov, apo rruhab e Jahja Pashës siç njihet tek ne, dhe e njejta shndërrohet në bulevard modern.‘Zgjërimi i rrugës Cvetan Dimov është një ndër projektet më të rëndësishme që do ta lehtëson trafikun dhe do ta përshpejton qarkullimin e automjeteve. Do të ketë 35 metra gjërësi, korsi për biçiklistët, gjelbrim mes dy anëve, që do të thotë ajr më të pastër dhe trotuare për këmbësorët, një investim prej afro 7 milion euro’, tha Ganiu.Ai paralajmëroi edhe zgjerimin e rrugës Brigada maqedono-kosovare, dhe depërtimin e rrugës Xhon Kenedi drejt Kaarposhit dhe Vizbegut.‘Do të zgjerojmë rrugën Brigada maqedono-kosovare në një gjatësi prej 1600 metrash, edhe me gjërësi prej 40 metrash, katër korsi, me shtigje për biçikleta, trotuar, gjelbrim dhe ndriqim rrugor. Do ta lidhim rrugën Xhon Kenedi me bulevardin Nikolla Karev. Do të ketë gjërësi prej 25 metrash dhe gjatësi prej 400 metrash, investim prej 3.5 milion eurosh.Visar Ganiu tha se gjatë mandatit të ardhshëm, Kërste Arsenov, Pavle Iliq, Dobri Daskallov, Strumiçka dhe rruga Resenska do të bëhen njëkahëshe, me të cilin projekt do të lehtesohet dukshëm trafiku.Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se Shkupi tani më është qytet i të gjithëve, dhe se për herë të parë zhvillohet në mënyrë të barabartë në dy anët e tij, në secilën komunë dhe në secilën lagje.‘Gjatë mandatit të kaluar katër vjeçar janë rekonstruktuar rrugët Xhon Kenedi, Nikolla Karev, Kërste Petkov Misirkov,Bosnja e Hercegovina, ndërsa bashkë më komunën e Çairit do të zgjidhim edhe problemin e parkimit në Çair’, tha Shilegov.Shilegov tha se pasi të zgjerohet rruga Cvetan Dimov, siç është projektuar, do të kalon edhe bus-rapid transiti në Çair, gjatë fazës së dytë kur do të bëhet lidhja mes Butelit dhe Kisella Vodës.

TË FUNDIT

Llotaria e Maqedonisë: Bonus lojë për online pjesëmarrësit të loto 7 dhe xhoker

Llotaria shtetërore me kënaqësi ju paralajmëron lojën e re për argëtim dhe fitime , kësaj here në cilasinë e bonusit për pjesëmarrësit e lojave...

Deputetja e LSDM-s: Arsovska posedon shtetësi bullgare (VIDEO)

Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së sot pohoi se kandidatja “e pavarur” për qytetin e Shkupit Danella Arsovska, përpos se posedon pasaportë të Maqedonisë, ajo...

Alternativa vendos: Nuk e mbështesin Lëvizjen Besa në Tetovë dhe Zhelinë

Përmes një kumtesë për media, partia Alternativa edhe zyrtarisht kumtoi qëndrimin e saj në lidhje me mbështetjen ose jo të Lëvizjes Besa në raundin...

Vota për Danellën është votë për Gruevskin

Danella Arsovska, kandidate për qytetin e Shkupit është vegla e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Mickoski më së miri e ka përdorur Danellën duke aluduar se...

Prokuroria Publike do të shqyrton tenderat e dyshimta prej 9 milion euro të Taravarit

Një skandal i madh po trondit komunën e Gostivarit me në krye Arben Taravarin. Tendera korruptive me vlerë 9 milion euro të gjitha të...