2.8 C
Skopje

Memishi nga Sllatina: Gëzimi i fitores s’do të jetë 17 Tetori por kur do t’i zgjidhim problemet e komunës!

Ndërkaq, kandidati i Lëvizjes Besa për Kryetar të Komunës së Tearcës, Daut Memishi në fjalimin e tij para banorëve të Komunës së Tearcës ka thënë se Lëvizja Besa dhe ai si kandidat i saj do të angazhohet për një komunë më të pastër, pa mbeturina, me shërbime administrative cilësore dhe tërësisht transparente duke mos ndjekur e rrugën e paraardhësve të tij të cilët, jo vetëm që nuk bënë asgjë për komunën por e keqpërdorën deri në maksimum.
“Ashtu siç po afrohet dita e zgjedhjeve, po afrohet edhe ndryshimi në Komunën e Tearcës. Me ardhjen tonë në krye të Komunës, ne do të angazhohemi për një komunë për të gjithë qytetarët, sepse mbi të gjitha ky institucion ka nevojë për çlirim e jo uzurpim.

Nuk premtoj shumë sepse mjaft na premtuan tre mandate dhe nuk realizuan asgjë, unë mund t’ju premtoj vetem një gjë: Pastërti në gjithë fshatrat, shërbim cilësor në administratën komunale si dhe transparencë para gjithë qytetarëve. Ata përpiqen të kopjojnë jo vetëm programin tonë por edhe iniciativat tona. Megjithatë, një gjë të gjithë e dinë kopja mbetet gjithmonë më e zbehtë nga origjinali. Sllatinën por edhe fshatrat tjerë i lan pas dore, jo pse nuk mundnin të bënin diçka, por nuk dëshironin, sepse ata u kujdesën vetëm për interesat e tyre, u kujdesën vetëm për të rritur bizneset e tyre private. 0 transparencë, 0 punë për banorët, 0 investime të huaja, andaj më 17 Tetor t’ua vazhdojmë edhe më shumë 0 (zerot) dhe t’ju themi: Mjaft më, është koha për të punuar për qytetarët është koha për t’u treguar me vepra. Koha juaj ka përfunduar sepse qytetarët më kanë vendosur që komuna jonë njeherë e përgjithmonë të jetë në duar të sigurta.

Nuk kemi sllogane të bukura vetëm në fjalë, por ambientit dhe ekologjisë do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë duke e ruajtur atë dhe duke mos lejuar mbeturina në çdo lagje. Do të inicojmë riaktivizimin e klubeve futbollistike në rajonin tonë me të vetmin qëllim që rinia të jetë pjesë aktive e saj. Do të kujdesemi në maksimum për arsim cilësor të depolitizuar jo vetëm me fjalë por me vepra konkrete, prioriteti ynë kryesor në komunën tonë është hapja e një pallati të kulturës, këtë do ta arrijmë ta realizojmë nëpërmjet zv,ministrit tonë të nderuar Sedat Sulejmanit. Nuk do ta harrojmë çështjen kryesore që është në zemrën e Pollogut zhvillimin e bujqësisë, së shpejti me ndihmën e ministrit Hoxha do të hapet njësia rajonale e bujqësisë në komunën e Tearcës e cila do t’ua lehtësojë banorëve mënyrën e informimit dhe rregullimin e dokumentacioneve të nevojshme”, ka thënë Memishi duke përfunduar se:

“Qëllimi ynë në këto zgjedhje nuk është t’i zbukurojmë rrjetet sociale, por ta zbukurojmë vendin ku ne jetojmë, gëzimi më i madh i fitores nuk do të jetë me 17 tetor por atëherë kur do t’i zgjedhim problemet e komunës sonë”, përfundoi Memishi.

TË FUNDIT

Kovaçevski dhe Petkov zotohen për bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria mos të pengoj përdorimin e...

Kryetari Ganiu mirëpriti kryetarin e Tearcës, Nuhi Nezirin

Sot kisha nderin të jem nikoqir i kryetarit të Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri. Vendosja e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Çairit dhe Tearcës ishte...

Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë

Kandidati për kryetar komune në Çashkë, Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë dhe këtë për herë të...

Kryeministri Kovaçevski e priti në takim Kryeministrin bullgar, Kiril Petkov

Me ceremoni shtetërore para Qeverisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e priti Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Kiril...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...