0.8 C
Skopje

I rrethuar nga raketat, Kim Jong-uni fajëson ShBA-në për jostabilitet rajonal

Armët e Koresë Veriore janë të nevojshme për ta mbrojtur vendin para Shteteve të Bashkuara “armiqësore”, citohet të ketë thënë udhëheqësi i këtij shteti, Kim Jong-un, raporto të martën agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Kimi i bëri këto komente përderisa po qëndronte pranë disa raketave në Panairin e Zhvillimit të Mbrojtjes për ta shënuar 76-vjetorin e Partisë së Punëtorëve të Koresë Veriore, shkruan CNN.

“ShBA-ja ka dërguar shpesh sinjale se nuk është armiqësore ndaj vendit tonë, por nuk ekziston asnjë dëshmi e vetme që nuk është armiqësore”, tha politikani famëkeq korean, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkaktim të jostabilitetit në Gadishullin Korean.

Në fotografitë e publikuara nga panari shihet një raketë balistike ndërkontinentale. Analistët besojnë se raketa është e tipit “Hwasong-16” – një ndër raketat balistike më të mëdha në botë, e shfaqur së pari në një paradë ushtarake vitin e kaluar.

Muajin e kaluar, Koreja Veriore pretendoi se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike, të emëruar “Hwasong-8”, por specifikat e saj nuk janë ende të njohura.

Pas testimit, ushtria e Koresë Jugore tha se raketa duket se është në fazën e hershme të zhvillimit dhe se do të nevojitet kohë e konsiderueshme që raketa të jetë në gjendje për t’u përdorur.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...