6.8 C
Skopje

Mariçiq: Selia e VMRO-DPMNE-së është në Budapest e jo në Shkup

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, mbrëmë në 24 analizë, sa i përket veprimeve të VMRO-DPMNE-së, shpreht se ata udhëzimet i marin nga Budapesti dhe jo prej këtu në Shkup.

Sipas tij, selia e VMRO-DPMNE-së është në Budapest, transmeton Zhurnal.

“Selia e VMRO-DPMNE-së nuk është në Shkup, por në Budapest. Komandat vijnë prej atje, kandidatët për zgjedhje lokale i marin prej atje udhëzimet për veprime politike”, tha ministri.

Ai shtoi se vendi ynë ka katër propozime pozitive nga Komisioni Evropian për dallim nga koha e VMRO-DPMNE-së kur ky propozim ishte i ngrirë.

“Në mars vitin e kaluar morëm vendim për fillim të negociatave nga 27 shtete, ku edhe Bullgaria na dha mbështetje. Faza e ardhshme është miratimi i kornizës negociuese dhe konferenca e parë ndërqeveritare. Ne jemi para asaj faze, e cila nuk ndodhi përshkak se Bullgaria kërkon mënyrë si çështjet bilaterale t’i imponojë në këtë kornizë negociuese. Ne udhëheqim politikë serioze dhe përgjegjëse për dallim nga Vllatko Gjorçev dhe VMRO-DPMNE. Ne nuk e mbajmë shtetin për 10 vite në tunel, nuk njihet vendi ynë si shtet i robëruar. Ne nuk jemi dhe nuk kemi qenë të hidhëruar me shtetet fqinje”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se derisa dikush është simbol i politikave përgjegjëse dhe mendon se interesat kombëtare ndërtohen me buste milionëse, ajo është VMRO-DPMNE.

TË FUNDIT

Kovaçevski dhe Petkov zotohen për bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria mos të pengoj përdorimin e...

Kryetari Ganiu mirëpriti kryetarin e Tearcës, Nuhi Nezirin

Sot kisha nderin të jem nikoqir i kryetarit të Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri. Vendosja e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Çairit dhe Tearcës ishte...

Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë

Kandidati për kryetar komune në Çashkë, Suat Shaqiri është emëruar drejtor organizativ në Klinikën univerzitare të pulmologjisë dhe alergologjisë dhe këtë për herë të...

Kryeministri Kovaçevski e priti në takim Kryeministrin bullgar, Kiril Petkov

Me ceremoni shtetërore para Qeverisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e priti Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Kiril...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...