-6.2 C
Skopje

“Noma” restoranti më i mirë në botë për vitin 2021

“Noma”, restoranti i shqiptarit nga Tetova, Rene Rexhepi, është zgjedhur restoranti më i mirë në botë për vitin 2021. Restoranti që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës u vlerësua me çmimin e parë në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë.

Restorani “Noma” i tetovarit Rene Rexepi në Kopenhagë për të pestën herë shpallet më i miri në botë. Këtë çmim ky restoran e ka fituar edhe në 2010, 2011, 2012 dhe 2014. Nuk ka munguar festa as në kuzhinën e këtij restorani.

Konkursi “50 restorantet më të mira në botë”, i cili u zhvillua në Antëerp, Belgjikë, nga data 3-5 Tetor, vlerësoi “Noman” për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë.

“Asnjë udhëtim në Noma nuk është kurrë i njëjtë, me Rene Rexhepin dhe ekipin e tij duke kërkuar vazhdimisht për përbërës të papritur dhe duke i kthyer ato në pjata të bukura”, thuhet në dedikimin e çmimit për fituesin.

43-vjeçari Rene Rexhepi me origjinë nga Xhepçishti i Tetovës në prononcimin e tij të parë pasi “Noma” mori çmimin e madh, tregoi se sa i rëndësishëm ishte ky vlerësim për të dhe stafin e tij.

“Në këtë kohë të pandemisë patëm ngritje dhe rënie, kryesisht rënie dhe ajo që më motivoi të vazhdojë është kjo familje e zgjeruar e njerëzve tek të cilët kam besim të madh”

Nuk kanë munguar urimet nga Maqedonia e Veriut. “Mirënjohje meritore, që përsëritet në vazhdimësi, sukses me të cilin krenohemi të gjithë ne në Maqedoninë e Veriut” – ka shkruar në Facebook, Ministri I Jashtëm Bujar Osmani.

“Noma” është restorani I dytë që për të pestën herë e fiton këtë çmim, duke u barazuar me restoranin “El Buli” të kuzhinierit spanjoll Feran Adrija. Në fillim të këtij viti “Noma” ishte shpërblyer me tre “yje Mishelin”

Lista përpilohet nga një grup me ndikim të mbi 1.000 kuzhinierëve dhe ekspertë të kuzhinës, gazetarë dhe kritikë./KlanMacedonia/

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...