9.8 C
Skopje

Kandidati i BDI-së në Tearcë, Neziri: Gjithmonë me dyer të hapura për të gjithë banorë

Bashkimi Demokratik për Integrim në tubimin e sotëm në komunën e Tearcës ka vazhduar sot fushatën e saj parazgjedhore duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Nuhi Nezirin, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Besnik Osmani, si dhe programin e punës për mandatin e ri katëvjeçar.

 

Banorëve të Tearcës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Nuhi Neziri dhe bartësi i listës për këshilltarë Besnik Osmani.

 

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Nuhi Neziri ka numëruar synimet dhe projektet e programit të tij të punës që janë prioritet i tij pas marrjes së besimit nga qytetarët për udhëheqjen e komunës së Tearcës.

 

“Shpesh jam pyetur se pse kam vendosur të kandidohem për kryetar komune. E them me bindje se postin Kryetar Komune nuk e shoh si funksion, por si shërbim. Nuk e shoh si privilegj, por si detyrë e obligim. E shoh si punë dhe angazhim i përbashkët për interesin e përgjithshëm. Shtëpia ime është në Tearcë, gjithmonë me dyer të hapura për të gjithë banorët që kanë ndonjë hall apo problem për të zgjidhur. Telefoni im ka qenë i hapur për të gjithë. Edhe ne rolin e ri ne komune Ju do të më obligoni jo vetëm të vazhdoj të jem i hapur, por edhe më shumë të angazhohem në zgjidhjen e problemeve me të cilat do të ballafaqoheni. ” – ka deklaruar Neziri në fjalimin e tij.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...