7.8 C
Skopje

Veliaj pret në bashki Florian Markun: Na gëzove në një moment të vështirë

Boksieri Florian Marku që pak ditë më parë fitoi titullin IBF në Londër duke bërë krenarë shqiptarët është mirëpritur sot në bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj. Ky i fundit e falenderoi për emocionet e dhuruara, ndërsa njoftoi se vitin e ardhshme një ndeshje boksi prestigjioze do organizohet në Tiranë.

“Na ke ngritur kokën në një moment shumë të vështirë. Para dy vitesh patëm një tërmet të fortë, pastaj pandemia. E kemi pasur kokën ulur jo prej fajeve tona, por prej disa sfidave që nuk i kërkuam. Të falenderoj që na frymëzove dhe na bëre shumë shumë krenarë. Nuk është sekret që do të organizojmë një ndeshje të jashtëzakonshme vitin tjetër në Tiranë, me shpresë që të kenë kaluar edhe kufizimet prej Covidit. Ti vërtet jeton në Angli, në Londër, atje jeni me një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës, për ta kthyer pak kokën mbrapa dhe për të kujtuar se duhet të planifikojmë këtë mega aktivitet,”- tha kryebashkiaku, duke i dhuruar Kullën e Sahatit.

Florian Marku falenderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë. “Mezi e kam pritur këtë moment. Ftesa nga kryetari i bashkisë së Tiranës është diçka e madhe për mua. I falenderoj të gjithë shqiptarët për përkrahjen e madhe dhe mezi pres të rikthehem në Shqipëri, që të mbroj këtu titujt e mi, në një stadium gjigant,”- pohoi boksieri shqiptar. Florian Marku u shpall kampion bote në versionin IBF. Ai fitoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan. Florian Marku ka fituar 9 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe ka barazuar 1.

TË FUNDIT

Llotaria e Maqedonisë: Bonus lojë për online pjesëmarrësit të loto 7 dhe xhoker

Llotaria shtetërore me kënaqësi ju paralajmëron lojën e re për argëtim dhe fitime , kësaj here në cilasinë e bonusit për pjesëmarrësit e lojave...

Deputetja e LSDM-s: Arsovska posedon shtetësi bullgare (VIDEO)

Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së sot pohoi se kandidatja “e pavarur” për qytetin e Shkupit Danella Arsovska, përpos se posedon pasaportë të Maqedonisë, ajo...

Alternativa vendos: Nuk e mbështesin Lëvizjen Besa në Tetovë dhe Zhelinë

Përmes një kumtesë për media, partia Alternativa edhe zyrtarisht kumtoi qëndrimin e saj në lidhje me mbështetjen ose jo të Lëvizjes Besa në raundin...

Vota për Danellën është votë për Gruevskin

Danella Arsovska, kandidate për qytetin e Shkupit është vegla e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Mickoski më së miri e ka përdorur Danellën duke aluduar se...

Prokuroria Publike do të shqyrton tenderat e dyshimta prej 9 milion euro të Taravarit

Një skandal i madh po trondit komunën e Gostivarit me në krye Arben Taravarin. Tendera korruptive me vlerë 9 milion euro të gjitha të...