9.8 C
Skopje

Ganiu: Çairi, komuna e parë në RMV me qendër për Start UP Biznes dhe inovacione

Kryetari i Komunës së Çairit, dhe kandidat i BDI-së për katër vitet e ardhshme në këtë detyrë, Visar Ganiu sot në Çarshinë e Vjetër në Shkup takoi të rinj nga kjo komunë, ku i informoi ata se Komuna e Çairit do të siguron ambiente prej 400 metrash katrorë, zyra të pajisura për zhvillimin e bizneseve fillestare dhe ideve të reja për zhvillim.

Ganiu tha se përmes këtij projekti u ofron të rinjve mundësinë që si individë, apo grup të rinjsh të mund të trajnohen se si të hapin një biznes të ri, Start-Up, e gjithë kjo e mbuluar nga Komuna e Çairit, me hapësira, pajisje dhe mjete finaciare.

‘Qendra për startup dhe inovacione ka për qëllim tu ofrojë të rinjve zyra dhe infrastrukturë të nevojshme për të filluar biznes – kyçje në internet, mobilje zyre, pajisje elektronike – printer, projektor. Këto pajisje do të mund të përdoren nga të rinjtë për një periudhë deri sa biznesi i tyre të forcohet’, deklaroi Ganiu pas takimit me të rinjtë.

Ai shtoi se për të rinjtë që do të kenë ide inovative për biznes, bashkë me sektorin privat do të krijojnë një fond ku biznesi do ti përkrah inovatorët e rinj me qasje në financa, kurse komuna me logjistikë të zyrës dhe hapësirave.

‘Në këtë projekt do të përfshijmë edhe Fondin e Inovacionit në nivel qeveritar si dhe institucione tjera të vendit dhe ndërkombëtare që mund të financojnë këtë lloj projektesh’, tha Ganiu duke sqaruar se diku deri 50 të rinj qoftë vetë, apo në grupe të vogla do të kenë të gjitha mundësitë teknike dhe pajisjet e nevojshme falas për zhvillimin e biznesit të tyre.

Komuna e Çairit, tha kandidati për mandat të ri Visar Ganiu, do të jetë ura lidhëse, garantuesja dhe nxitësja më e madhe e këtyre bizneseve me qëllim që ju të vazhdoni të qesheni dhe ta bëni botën një vend më të mirë e të jetueshëm.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...