4.8 C
Skopje

Ali Ahmeti nga Studeniçani: Rrethoni 3-shin për Ejup Abazin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sot fushatën parazgjedhore me tubimin në komunën e Studeniçanit, ku prezentoi Ejup Abazin si kandidat për kryetar komune dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Ibrahim Ramadani.

Qytetarëve të pranishëm iu drejtua kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kandidati për kryetar komune Ejup Abazi.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në fjalimin e tij elaboroi arsyet se pse duhet votuar Bashkimi Demokratik për Integrim duke theksuar se janë 19 vite punë nga kuadro profesionale dhe të dëshmuar me dijen e tyre duke potencuar edhe përkrahjen maksimale për Ejup Abazin dhe kandidatët për këshilltarë komunal në Komunën e Studeniçanit.

“BDI për 20 vite ka krijuar kuadro, ka krijuar njerëz profesionistë të fushave të ndryshme. Pse duhet votuar BDI dhe jo të tjerët? Duhet votuar sepse është i dëshmuar në të gjitha fushat e veprimtarisë. 2002 – 2021 janë 19 vite punë profesionistësh, është punë e njerëzve të cilët janë dëshmuar edhe përpara eksperiencave ndërkombëtare, të pranueshëm dhe të vlerësueshëm në të gjitha përballjet e seminaret që janë organizuar. Këtu, në Evropë dhe Amerikë jemi dëshmuar që dimë të drejtojmë, që dimë të punojmë e projektojmë. Prandaj, unë si njëri nga qytetarët e këtij vendi, si njëri nga pjesëtarët e këtij populli po ju drejtohem me përgjegjësinë më të lartë sepse vota është e shenjtë, drejtimi i komunës, i vendit dhe i shtetit është përgjegjësi moral e kombëtare sepse nuk kemi kohë për të humbur, koha është e çmueshme. Jo rastësisht ne po paraqesim agjendën e blertë sepse është kërkesë e kohës dhe hap i kohës. Në këtë vend duhet të gjithë të punojmë, të lëmë anash paragjykimet. Ky vend është në prag të anëtarësimit në BE edhe një hapërim duhet ta bëjmë”, deklaroi mes tjerash kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar gjithmonë në përkrahje të komunës së Studeniçanit dhe se të gjitha projektet madhore në këtë komunë mbajnë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Ka ardhur koha vëllezër kështu si jemi mbledhur për ta mbështetur Ali Ahmetin, ti themi Ejupit përhajr fitorja e punë të mbarë. Edhe pse kjo komunë gjatë mandatit të kaluar nuk ishte e udhëhequr nga BDI, të gjitha projektet që janë bërë këtu kanë vulën e Ali Ahmeti dhe BDI-së, si shkolla në Ljubosh, ujësjellësi në Koliçan, salla në Studeniçan, apo çfarëdo qoftë që është bërë në këtë komunë mban firmën e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.Misioni ynë është ta rikthejmë BDI-në te 153.646 votat e vitit 2014. Misioni ynë është që ti bëjmë shqiptarët, boshnjakët, turqit, romët dhe gjithë të tjerët akoma më të fuqishëm në këtë shtet sepse kur është Bashkimi Demokratik për Integrim i fortë, i fuqishëm me numra të mëdhenj përfitojnë të gjithë”, u shpreh Grubi në fjalimin e tij.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk bëjnë asnjëherë dallime mes komunave, sidomos kur bëhet fjalë për komunat shqiptare dhe se për këtë dëshmi janë projektet e realizuara deri më tani nga Qeveria e vendit pikërisht në Komunën e Studeniçanit.

“Unë jam më se i bindur se me Ejupin kryetar komune do të dhjetëfishojmë projektet të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunës së Studeniçanit. Andaj na priftë e mbara në fitore dhe në 17 Tetor më se i bindur jam se nga rrethi i parë komuna e Studeniçanit do ta bëjë ndryshimin, ndryshimin i cili do të na çojë në jetë cilësore dhe në realizimin e agjendës së blertë”, u shpreh ministri Bekteshi.

Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi shprehu faleminderimin e tij për përkrahjen e dhënë për zhvillimin e Komunës së Studeniçanit ndaj ekzekutivit dhe strukturave partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim për vite me rradhë. Ai shprehu se ka vullnetin dhe gatishmërinë për të qenë kryetar në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim duke pasur prioritet realizimin e projekteve cilësore të cilat edhe i numëroi.

“Rinia e Karshiakës ka vizion të qartë dhe ata kanë ide se si duhet të duket komuna e tyre në vitet e ardhshme. Ata gati se na tejkalojnë me kërkesat e tyre për një arsim cilësor, ata dëshirojnë të jenë konkurentë me moshatarët e tyre në dije dhe në shkencë. Si gjithë të tjerët ata dëshirojnë që të arrijnë suksese të ndryshme në sferën e sportit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, ata me idetë e tyre kërkojnë që komuna e tyre të konkurojë me komunat tjera për digjitalizimin e shërbimeve komunale. Andaj, rini e dashur duke ju premtuar se dyert e komunës do të jenë të hapura gjithmonë për ju që të dëgjojmë idetë dhe vizionin tuaj për komunën dhe të ndërmarrim gjithçka që është e mundshme për ti jetësuar idetë dhe planet tuaja”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Ejup Abazi.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë nesër fushatën në Vrapçisht duke prezantuar kandidatin për kryetar komune, listën e këshilltarëve komunal dhe programin zgjedhor për këtë komunë.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...