-6.2 C
Skopje

Ali Ahmeti nga Buteli: Mbështesni Agjendën e blertë, sepse nënkupton jetë më cilësore

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në komunën e Butelit, duke prezantuar kështu listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë.

Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nënkryetari Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltar Alajdin Sali.

Bartësi i listës së kandidatëve në komunën e Butelit nga rradhët e BDI-së, Sali theksoi se do të punojnë me seriozitet për të sjellë sa më shumë investime dhe punësime gjatë mandatit të ri.

“Unë si bartës liste në komunën e Butelit do të angazhohem për të zhvilluar komunën në të gjitha sferat, duke filluar nga infrastruktura, kultura dhe sporti. Angazhimi im nuk është privilegj por është përgjjegjësi, sepse atë që do të premtojmë brenda katër viteve do të realizojmë. Siç e dimë komuna jonë ka nevojë për investime kapitale andaj unë dhe bashkëpunëtorët e mi do të punojmë me seriozitet për të sjellë këto investime që do të mundësojnë edhe punësime. Çështje shumë të rëndësishme për komunën tonë është arsimi dhe shëndetësia. Pas zgjedhjes time si këshilltar në komunën e Butelit do të bëjmë përpjekje për të krijuar kushte të mira në arsim, në ndërtimin e shkollave dhe sallave sportive”, ka theksuar kështu Alajdin Sali, bartës liste i kandidatëve për këshilltar të BDI-së për komunën e Butelit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi para të pranishmëve tha se duhet zhvilluar një fushatë dinjitoze ashtu siç është dhe moto e fryma e BDI-së, sepse Agjenda e blertë është për jetë më të mirë për qytetarët.

“Kënaqësi që rishihemi përsëri dhe bashkërisht të bëjmë këtë fushatë me Agjendën e gjelbër, në secilin vendbanim në secilin qytet ku shkojmë flitet për këtë agjendë. Sot kam ardhur këtu me gjithë Qeverinë me urdhër të kryetarit. Zgjedhjet parlamentare i fiton kabineti qeveritar, kurse ato lokale kryetarët e komunave dhe këshilltarët dhe atë që zotohen nëpër komuna, ne i qëndrojmë prapa për realizimin e të gjitha projekteve për Butelin më të mirë dhe qytetin e Shkupit më të mirë. Kam një lutje për gjithë ju, që të zhvillojmë një fushatë dinjitoze sipas motos dhe frymës që kemi, sepse duam të bëjmë jetën më të mirë për qytetarët”, ka theksuar kështu Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Nënkryetari i BDI-së Mexhiti tha se vota nuk duhet të përçahet por të shkojë në llogari të kandidatëve të BDI-së sepse do punohet bashkë, që mandatin tjetër kandidat të kemi shqiptar.

“E them me sinqeritet se në Shkup prioritet tashmë e kemi Butelin, sepse është komunë urbane 34 herë më e madhe se Çairi. Unë mendoj se qytetari ka përkrahur dhe do të përkrah ata të cilët nuk meren me tjerët dhe me cikrima, Ali Ahmetin dhe BDI sepse neve na kanë udhëhequr idetë për të mirën dhe faktorizimin e shqiptarëve tashmë edhe në Butelin tonë. Mendoj se këto katër vite do të punojmë me projektin ‘E duam Butelin’ për të ardhmen tonë, e pse jo pas katër viteve të kemi kandidatin tonë që do të udhëheqë Butelin më mirë. Mos përçajmë votën dhe në tabore por vota duhet të grumbullohet në konton e BDI, sepse është ajo parti që faktorizon shqiptarët”, ka deklaruar kështu Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Kryetari i BDI-së Ahmeti, para të pranishmëve theksoi se ai dhe partia e tij kanë bërë hapa shumë të guximshëm, sepse të zgjasësh jetë është guxim poashtu.

“Ne mund të kemi dallime por mos kishim dallime do ishim njejtë, por të flasin për dobësitë e BDI, uën them që 20 vite sigurisht që po të kërkosh me syze edhe mund të gjenden gabime sepse ata që punojnë bëjnë gabime, se ata që rrinë në një vend edhe krymben e kundërmojnë. Unë 20 vite të jetës sime legale në këto hapësira dhe 20 vite në ilegalitet u jam drejtuar njerëzve me vëllezër e motra e jo në bandit sepse nuk janë të tillë. Të keqen duhet të luftojmë bashkë, me çka duan të maten me BDI, çdo shqiptar është krenar me të arriturat këtu. Gjithmonë jemi marrë me projekte dhe situatave shumë të guximshme, zgjedhjet që na vijnë do të hymë me kryeministër, ka ngjarje në historinë e kombeve nëpër shekuj që kanë zgjatur vetëm tre dit. Ne kemi bërë hapa dhe kemi shtyrë barikada, ne hapin e bëjmë kilometër e jo metër. Agjenda e gjelbër do të thotë jetë, a është dashur guxim sigurisht që po, të zgjasësh jetën e të zbukurojsh vendlindjen e lagjen e qytetit”, ka deklaruar kështu Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale garon me 19 kandidat për kryetar komune dhe me 35 lista për këshilltarë. Gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale.

Ndryshe, BDI fushatën nesër do ta vazhdojë në komunën e Haraçinës, ku do të prezantojë Platformën për këtë komunë, kandidatin për kryetar dhe listën për këshilltar.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...