3.8 C
Skopje

Ahmeti nga Gostivari: Me 17 Tetor ne do të dalim fitues

Nën moton “Zgjidh jetë, Voto blertë”, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale e filloi sonte nga qyteti i Gostivarit ku prezantoi kandidatët për kryetar të komunave dhe këshillave komunal.

BDI në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor do të garojë me 19 kandidatët për kryetar të komunave dhe 35 lista për këshilltar komunal.

Gjatë Konventës zgjedhore u theksua se Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën e nis pikërisht nga Gostivari pasi që është dëgjuar zëri i banorëve të kësaj ane të cilët kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe çlirim nga kaosi i shkaktuar si rezultat i paaftësisë së menaxhimit me komunën gjatë mandatit të kaluar nga Taravari.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti para banorëve të Gostivarit tha se Gostivari meriton më mirë, më shumë dhe parasë gjithash ndryshim.

Me ekipet, me kuadrot që ka BDI, në të gjitha frontet, në të gjitha përballjet do të dal me sukses. Me sukses do të dalim edhe në këtë zgjedhje lokale sepse vërtet me zemër punojmë që vendin tonë ta zbukurojmë, vetët me përkushtim punojmë që vendin edhe më mirë se dje ta bëjmë dhe ta ndryshojmë. Sot më se e nevojshme është të kemi ambient të pastër, të kemi mundësi për një jetë edhe më të shëndetshme. A janë mundësit? Po sigurisht që janë mundësitë. A mund të bëhen? Po sigurisht që mund të bëhen. Ne kërkojmë që gjërat përtokë ti bëjmë dhe mundësitë reale janë. Kështu që me 17 tetor jo vetëm ata që për 20 vite kanë votuar BDI-në, sepse ne nuk kemi punuar vetëm për një pjesë të shqiptarëve të RMV-së, ne kemi punuar për të gjithë shqiptarët, ne kemi investuar për të gjithë qytetarët e RMV-së, për shqiptarët, për maqedonasit, për turqit, për boshnjakët, për romët, prandaj i ftojmë të gjithë që me 17 tetor të votojnë dhe të mbështesin këtë agjendë të guximshme e cila e pasuron shëndetin e tyre, agjendë e cila është vërtetë e mrekullueshme për çdo qytetar. Prandaj në radhë të parë i thërras të gjithë shqiptarët, le të na votojnë, le t’i votojnë më të mirët, le të votojnë ekspertët që din të menaxhojnë e punojnë në këtë fushë. Me 17 tetor mos hezitoni, kërkoni përkrahjen e çdo votuesi sepse votoni për më mirë, votoni për begatinë më të fortë jetësore.”

Gjatë hapjes së Konventës së Bashkimit Demokratik për Integrim për Zgjedhjet lokale 2021, nga qyteti i Gostivarit të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i kuvendit z. Talat Xhaferi. Ai gjatë fjalimit të tij tha se BDI nuk do të merret me oponentët politik pasi që me ata do të merren qytetarët edhe atë më 17 Tetor në ditën e votimit
Dëgjova parafolësit dhe më vjen mirë që shpalosën programin e tyre parazgjedhor dhe në asnjë moment nuk u morën me oponentët politik, për çka dhe është thirrja ime dhe apeli im që ne të merremi me vetveten, të merremi mes nesh, me punët dhe aktivitetet që na presin në këto 20 ditë që fillojnë sot. Me oponentët do të merren qytetarët për faktin që atyre u takon e drejta e vlerësimit përfundimtar dhe në ditën e 17 tetorit të votojnë drejtë, të votojnë drejt duke votuar numrin 3 në të gjitha vendvotimet ku garojmë për zgjedhjet e ardhshme.”

Para të pranishmëve gjatë shpalosjes së konventës zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim fjalim mbajti edhe kandidatja për këshillin e komunës së Gostivarit e përzgjedhur nga iniciativa qytetare Gostivari që Duam, znj. Vjollca Zylbehari dhe kandidati për këshilltarë në komunën e Tetovës, z. Blerim Osmani. Sipas tyre këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim do të angazhohen në maksimum që administrata e komunave të jetë një nga administratat më të hapura dhe derëhapur për qytetarët.

Pas gjithë takimeve tona për Gostivarin, ishte BDI e cila jo vetëm që përqafoi dhe mirëpriti programin tonë për Gostivarin, por ofroi madje edhe përfshirje aktive nëpërmjet një liste të përbashkët ku 50 për qind e kandidatëve për këshillin e komunës nuk janë anëtarë partiak, por qytetar pa përfshirje politike, aktivistët e iniciativës tonë. Ne jemi gati, jemi gati të veprojmë në vend të dembelizimit dhe neglizhencës, të vendosim punën e përkushtuar dhe dedikimin. Jemi gati t’i zëvendësojmë premtimet boshe me projekte reale dhe të prekshme për Gostivarin që Duam. Me 17 tetor do të nisim ndryshimin ne qytetarët e Gostivarit bashkë me BDI-në.”

“Ne kemi nevojë për këtë lidership, jo vetëm për të na drejtuar gjatë pandemisë dhe pasojave ekonomike por mbi të gjitha për të na drejtuar tek e ardhmja, për të implementuar agjendën e gjelbër për komunat tona, për jetë më të mirë për qytetarët tanë. Komunës i nevojitet lidership për të bërë të mundur realizimin e projekteve të mëdha dhe kjo është arsyeja pse qytetarët na besojnë, kjo është arsyeja pse ne si BDI padyshim se do të fitojmë jo vetëm Tetovën, por të gjitha komunat shqiptare.”

Gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale. BDI fushatën nesër do ta vazhdojë në qytetin e Tetovës ku do të prezantojë Platformën për këtë komunë.

TË FUNDIT

Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

–Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus...

Nënkryetar i Parlamentit? Zejdi në Click plus: Do të diskutohet brenda deputetëve tanë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin...

Sela thotë se Alternativa nuk ka të drejtë në pushtetin lokal

Pas gjithë asaj që ndodhi me ish-partnerin ë koalicionit të Alenacës, Alternativën, kryetari i ASH ka thënë se tanimë në pushtetin lokal dhe në...

Sela: Kemi rënje të votave, nëse ma kërkojnë dorëheqjen e pranoj

Ziadin Sela ka pranuar se kanë rënje të votave në këto zgjedhje lokale. “Ne si parti kemi rënje të votave dhe këtë nuk mund ta...