3.8 C
Skopje

BDI: Taravari u detyrua të dëgjon mashtrimet e tij

Premtime të parealizuara, gënjeshtra, paraqitje skandaloze në prononcime publike dhe shumë skandale të tjera me protagonist kryetarin në largim, Arben Taravari janë transmetuar sot në një ekran të madh përpara ndërtesës së administratës së komunën së Gostivarit.

 

Nën organizim të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI dhe Lëvizjes qytetare “Gostivari që dua”, gati 30 minuta qytetarët e Gostivarit kanë patur mundësi të dëgjojnë video inçizime me deklarata kontradiktore të Taravarit.

 

Mbi 15 premtime kryesore të fushatës zgjedhore të vitit 2017 të cilat nuk u relalizuan, deklarata skandaloze dhe deri në prezantimin e tij në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në Top Channel të Shqipërisë, mbërthyen kureshtjen e qytetarëve të Gostivarit të cilët ishin tubuar para ndërtesës së komunës për të dëgjuar të vërtetën mbi Taravarin.

 

“Qytetarët e Gostivarit duhet ta dijnë të vërtetën. Asnjë nga premtimet kryesore të Taravarit nuk u realizuan në katër vite keqëqeverisje me komunën e Gostivarit. Ne sot nuk folëm për Taravarin, ai foli vetë dhe tregoi se si dështoi në mandatin e tij në mbarim. Taravari nuk ka se çka të ofron më ndaj qytetarëve të Gostivarit. U konsumua, la pas vetës gafe sa që mbërriti të del edhe në Fiks Fare”, deklaruan nga Forumi Rinor i BDI.

 

Me aktivitete të përditshme nga Iniciativa dhe FR-BDI, Taravari përçdo ditë po përballet me dështimet e tij në krye të komunës së Gostivarit.

TË FUNDIT

Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

–Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus...

Nënkryetar i Parlamentit? Zejdi në Click plus: Do të diskutohet brenda deputetëve tanë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin...

Sela thotë se Alternativa nuk ka të drejtë në pushtetin lokal

Pas gjithë asaj që ndodhi me ish-partnerin ë koalicionit të Alenacës, Alternativën, kryetari i ASH ka thënë se tanimë në pushtetin lokal dhe në...

Sela: Kemi rënje të votave, nëse ma kërkojnë dorëheqjen e pranoj

Ziadin Sela ka pranuar se kanë rënje të votave në këto zgjedhje lokale. “Ne si parti kemi rënje të votave dhe këtë nuk mund ta...