9.8 C
Skopje

Filipce: 73% e të vdekurve nga COVID-19 kanë pasur së paku dy sëmundje kronike

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se sipas analizave që i kanë bërë, 73 përqind e pacientëve që kanë vdekur nga COVID-19 kanë pasur së paku dy sëmundje kronike.

Ai tha se kjo kërkon “skrining” të hollësishëm të gjendjes së përgjithshme shëndetësore të popullsisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se “skriningu” do të përfshijë gjendjen shëndetësore të mëparshme të pacientëve, llojet e sëmundjeve kronike, mënyra e mjekimit, rregullshmëria në marrjen e terapisë dhe qasja drejt saj, se sa shpesh shkojnë në kontrolle mjekësore.

“Kjo është një analizë shumë e rëndësishme që duhet ta bëjnë më shumë vende. Biseduam me disa institucione ndërkombëtare në mes të cilave edhe me UNICEF-in në pjesën e mjekimit shëndetësor afër shtëpive shëndetësore”, shtoi Filipçe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai gjithashtu tha se shumica e të rinjve e kalojnë COVID-19 pa simptoma, por ata njihen si transmetues të virusit.

“Për momentin gjendja në shkolla është stabile, por për shkak të kujdesit dhe posedimit të informacioneve të sakta, në përgatitje është metodologjia për zbatimin e testimit skrining për nxënësit të shkollave fillore dhe të mesme. Testimi i nxënësve do të bëhet me teste të shpejta antigjene”, tha Filipçe

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...