-6.2 C
Skopje

Kosova tërhiqet nga kërkesa për targat nëse Serbia reflekton

Pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Kurti ka thënë se është i gatshëm që ta heqë masën e reciprocitetit për targat në rast se edhe Serbia zotohet se do ta bëjë një gjë të tillë kundrejt Kosovës. Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve të largojnë barrikadat në Jarinje dhe në Bërnjak pas reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë, duke thënë se personi i vetëm që dëshiron incidente është Presidenti Aleksandër Vuçiç.

Ftoj kryetarët e komunave në veri të Ibrit që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga dhe ftoj po ashtu grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga dy rrugët regjionale meqë kështu ata kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre”, u shpreh Kryeministri i Kosovës.

Kurti tha se vendimi për reciprocitet është ligjor dhe i duhuri, ndërkohë që pala kosovare është e hapur për bisedime, por vetëm duke respektuar ligjin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës.

“Vendimi për targat e përkohshme u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës dhe se ata kanë të drejtën e plotë të pajisjes me targa të përhershme të Kosovës. Ky vendim është mëse i barabartë me atë që shteti i Serbisë e aplikon ndaj qytetarëve të Kosovës për dy dekada, e për më keq Serbia nuk ka zbatuar asnjëherë as marrëveshjen e fundit në kuadër të dialogut teknik për lëvizje të lirë”.

Vënia e ligjshmërisë sipas Kurtit është interes i të gjithëve dhe se ky vendim nuk ka qenë kundër qytetarëve serbë, por një vendim drejt barazisë dhe zbatimit të mrrëveshjeve që janë arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heq nëse kemi një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë. Nuk është që ne i gëzohemi tabelave të përkohshme, ne do të dëshironim që as Kosova, as Serbia të mos i kenë fare, por të mundësohet qarkullimi i lirë dhe pa vonesa i të gjithë qytetarëve”, tha Kurti.

Duke folur për gjashtëmujorin e marrjes së detyrës, Kryeministri Kurti u mburr me procesin e vaksinimit në vend, duke thënë se Kosova e filloi e fundit vaksinimin, ndërsa tani është e dyta në Ballkan.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...