9.8 C
Skopje

Rinia e BDI-së dhe Iniciativa qytetare “Gostivari që duam” vendosën “Lojëra fati”, përpara zyrave të Taravarit

Forimi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI bashkë me Iniciativën qytetare “Gostivari që dua”, sot marshuan nga Green Club drejt objektit të komunës së Gostivarit, duke bartur me vete “lojra” të improvizuara të kasionove dhe duke i vendosur në hyrje të komunës, për të shprehur shqetësimin e madh të banorëve të Gostivarit për praninë e numrit të madh të kasinove në qytetin e Gostivarit.

Në deklaratën për mediat, përfaqësuesi i Inicativës, z. Lekë Dalipi potencoi që para katër viteve ishte kryetari aktual i komunës që erdhi me premtimin për largimin e kasinove nga qendra e Gostivarit, prandaj, pikërisht sot para zyrave të tij kërkohet llogari se pse nuk u larguan nga qendra e qytetit dhe pse numri i kasinove u shtua gjatë mandatit të tij.

Në vitet e kaluara, tha Leka, Gostivari është bërë Las Vegas i Maqedonisë së Veriut – por pa pasurinë dhe pa glamurin e tij.

“Në asnjë qytet tjetër të vendit nuk kemi më shumë kazino sesa në Gostivar. Me 41 salla të ndryshme të lojërave të fatit në qytetin tonë – ne kemi më shumë kazino sesa shkolla dhe kopshte! Ne të gjithë kemi familje. Ne nuk duam që fëmijët tanë të rriten në një qytet, ku kërcënohen nga qentë endacakë, ku shëndeti i tyre është në rrezik për shkak të deponisë Rusino, dhe ku ata tundohen nga industria e lojërave të fatit. Si shumë qytetarë të tjerë, unë them boll ishte, kaq mund të durohet. Kjo është arsyeja pse u angazhuam në nismën qytetare “Gostivari që dua” – ne, qytetarët e Gostivarit, duam ta kthejmë qytetin tonë”, deklaroi Leka.

Ne duam një qytet, tha ai, i cili nuk dominohet nga qentë endacakë, mbeturinat dhe kazinotë, por një qytet të sigurt dhe të pastër, ku ja vlen të jetohet.

“Ne duam një kryetar komune që kujdeset për këto probleme në vend që t’i neglizhojë apo edhe të përfitojë prej tyre. Taravari premtoi tashmë 4 vjet më parë, se do ti heqë kazinotë nga qendra e qytetit – por katër vjet më vonë, asgjë nuk ndodhi në këtë drejtim. Fatkeqësisht, ne kemi edhe më shumë kazino në Gostivar se më parë. Edhe një premtim bosh i Taravarit, një problem i pazgjidhur, një dëshprim më shumë ndaj qytetarëve. Ne më nuk mund të rrezikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë – në duam që të rinjtë tanë të angazhohen në sport dhe kulturë, t’u ofrojmë atyre shkolla moderne për arsimim më të mirë, në vend që të shkatërojmë të ardhmen e tyre në makinat e fatit.
Prandaj ne duhet t’i mbajmë Kazinotë larg shkollave, jashtë qendrës së qytetit”, vijoi Leka në prononcimin para mediave të pranishme.

Për këtë arsye, shtoi Leka, ne mbështesim ligjin e propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim në parlament, për të vendosur një ndalesë fizike prej 500 metra larg shkollave – por ne gjithashtu nuk mund ta lëmë kryetarin nga përgjegjësia e tij.

“Ne gjithashtu do të sigurohemi, që komuna mos të mirëpresë kazinotë me krahë hapur, siç bëri Taravari, dhe ne nuk do të lejojmë që lojërat e fatit të sundojnë më në qytetin tonë. Sepse Gostivari i përket qytetarëve të tij, dhe jo kazinove”, përfundoi deklaratën përfaqësuesi i Iniciativës, Lekë Dalipi.

Pas përmbylljes së aktivitetit, “aparatet” e improvizuara vazhduan të qëndrojnë në oborrin e komunës së Gostivarit.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...