3.8 C
Skopje

Pendarovski: BE-ja duhet ta mbajë derën të hapur

Shkup, 21 shtator – Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. BE-ja duhet ta mbajë derën të hapur, jo vetëm për shkak të nevojës nga rezultatet serioze në pjesën e kritereve evropiane për demokraci, qeverisje të të drejtës, luftës kundër korrupsionit, por edhe për shkak të mundësisë nga shfrytëzimi i vakumit eventual nga ana e faktorëve të jashtëm, të cilët promovojnë koncepte gjeopolitike, të cilat nuk bazohen në vlerat e përgjithshme,e evropiane.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski, i cili në Nju-Jork mori pjesë në takimin e 20-të në nivel të lartë në organizim të Qendrës ndërkombëtare Nizami Ganxhavi, që mbahet në margjinat e Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti u drejtua në temë “Çka do të thotë paqja dhe stabiliti në shekullin 21?” në kuadër të sesionit “Fjalim special: Paqe dhe stabilitet: E Ardhmja e Ballkanit Perëndimor”.

Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, presidenti foli për përvojat e vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas rënies së komunizmit, duke vënë në dukje se për një numër arsyesh objektive, siç janë konfliktet në ish -Jugosllavi, shkatërrimi ekonomik, çështje të shumta të hapura, asnjë vend në rajon nuk mund të llogaritet si udhëheqës i periudhës post-komuniste në Evropë.

Presidenti u përqendrua në përvojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vendosur theks në kompromiset e bëra me fqinjët, anëtarësimin në NATO dhe përkushtimin e integrimit të vendit në BE. Pendarovski konstatoi se mbajtja e perspektivës për anëtarësim në BE është tregues kyç për reformat, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vetë anëtarësimi – kyç për sigurimin e stabilitetit afatgjatë, paqes, prosperitetit në rajon.

Në këtë kuptim, duke e përshkruar ngecjen evidente në proceset integruese të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit, presidenti Pendarovski, siç theksohet, shprehu shqetësim dhe paralajmëroi se pasiguria në këtë plan, do të mund të ndikojë domosdoshmërisht në paqen dhe stabilitetin në rajon. Presidenti nënvizoi se rezultat i ngecjes së tanishme janë ritmi i ngadalshëm reformues dhe ngritja e euro-skepticizmit në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalimin e tij, presidenti e theksoi edhe rëndësinë e marrëdhënieve midis BE-së dhe SHBA-së, kur flitet për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke konstatuar se çdoherë kur marrëdhënia midis BE-së dhe SHBA-së ka qenë e mirë dhe e fuqishme, atëherë janë parë përfitimet për rajonin, Evropën dhe rajonin euroatlantik në tërësi. /Koha.mk/

TË FUNDIT

Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

–Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus...

Nënkryetar i Parlamentit? Zejdi në Click plus: Do të diskutohet brenda deputetëve tanë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin...

Sela thotë se Alternativa nuk ka të drejtë në pushtetin lokal

Pas gjithë asaj që ndodhi me ish-partnerin ë koalicionit të Alenacës, Alternativën, kryetari i ASH ka thënë se tanimë në pushtetin lokal dhe në...

Sela: Kemi rënje të votave, nëse ma kërkojnë dorëheqjen e pranoj

Ziadin Sela ka pranuar se kanë rënje të votave në këto zgjedhje lokale. “Ne si parti kemi rënje të votave dhe këtë nuk mund ta...